Monday, August 29, 2016

Së shpejti...


Era e re e krimit: Deepweb(II)



Në errësirën e botës kibernetike e cila çuditërisht duket si pjesë e ndarë nga bota fizike, edhe pse gjithçka fizike është e lidhur me të ekzistojnë në mori shërbimesh të cilat duken si diçka filmike, por në fund të ditës realiteti është se filmat s`janë gjë tjetër veçse zbutje e realitetit.

Gjithnjë mund të mendojmë se kurr s`do të na duhen e se jetët do i kemi të qeta e të lumtura(edhe pse me probleme sociale gati të pa përmirsueshme) e s`do të na duhen kurr gjërat e tilla.


Çka nëse një ditë jemi viktimë e këtyre shërbimeve të cilat janë porositur ndaj nesh pa dijen tonë ? 



Çfarë do të ndodhë nëse fotot që dërguam për intimitet më herët tani janë duke u postuar me shpejtësi marramendëse në faqe pornografike apo edhe më keq, nëpër rrjetet sociale.

Zëre se kemi një firmë, market apo edhe dyqan lulesh, e një ditë kontoja jonë është e zbrazët edhe pse askush tjetër s`e dinte kodin...

Zëre se vijnë pamje fotografike ku shihemi ne gjatë ditës, nga një llogari fallco e facebookut apo numër i kriptuar(koduar) që s`mund të thirret. Jemi të përcjellur e sapo hyri në kokë një kujtim nga në telash i vjetër...

OK ! Të gjithë e dijmë, kriminelët i bëjnë këto gjëra dhe këto gjëra qe unë them janë krime kibernetike, gjëra që ndodhin.

Por nëse nuk mund të zbulohen s`do të ishte aspak mirë për neve, e ja që rrallë zbulohen.



Këtu në vendin tonë të brisht ekziston mendimi se krimi kibernetik është një gjë e cila i ndodhë vetëm atyre që kanë shumë para apo informata me vlerë, mendim ky i cili është jo vetëm totalisht i gabuar por broçkull totale.





Çdo ditë përdorim internetin e ndoshta shumicën e ditës mbajmë smartphonin e dashur në dorë i cili me probabilitet të lartë mund të na kushtojë më shumë nga se mund të imagjinojmë.

Statistikat tregojnë se nga 8000 biznese të cilat raportuan për krim kibernetik në policinë e shteti amerikan, krime këto të procesuara dhe hetuara më pastaj nga FBI-ja rezultuan me më se 67% rezultuan se ishin sulm të koordinuara me qëllim përfitimi financiar nga një grupacion. Krim i organizuar i dorës së parë dhe kjo ishte në vitin 2005 kur teknologjia ishte një shaka e lodhur në krahasim me atë çka mund të bëhet sot.

Të afrohemi pak.
Është viti 2014 dhe krimi kibernetik tashmë i zakonshëm, arriti të barazohet me pjesën tjetër të veprave penale duke arritur shkallën e 1.5 milion sulmeve kibernetike dhe tentimeve pë nërhyrje në vit gjë që do të thot se kemi të bëjmë me më se 4000 sulme në ditë apo 170 në orë.




Në po këtë vit vetëm korporata IBM raportoi afro 20.000 sulme ndaj sajë dhe ky fakt prap vërteton se ky krim është aq standard sa që ndodhë çdo ditë.
Të gjitha këto edhe më tej i lehtëson deepwebi, nëpërmjet darknetit fillimit të pjesës së tij më të thellë.

Ekzistojnë shërbime të specializuara brenda tij të cilat veprojnë në mënyrë aq të fshehtë sa që kurr nuk takohen me klientët.

Pagesa kryhet me anë të bitcoin dhe çmimet janë marramendëse.


Anjë informatë nuk është e sigurt nga korporatat e tilla të cilat veprojnë në fhehtësi të plotë, shumë e kuptueshme që nëse krimi kibernetik i kësaj shkalle është tashmë standard ditor botrorë nuk ka më grup të organizuar kriminal  ose grup mafie të fuqishëm i cili nuk ka kibernist the IT specialist  të punësuar.

Nëse është e mundur që para, identitete, informata dhe pronësi të vidhen e modifikohen, çfarë është e sigurt në këtë shekull ??




Dhe jo vetëm kaq, sulmi i fundit në gjermani nga gjermano-Iraniani Ali Sonboly i cili morri jetët e 9 personave 4 nga ata nën moshën 15 vjeç armën e tij e kishte porositur në njërin nga shumë “lokalet” e darknetit.

Deepwebi me darknetin përfshijnë tashmë mbi 97% të internetit.




Faqet e dukshme në google dhe makina kërkuese të ngjashme janë më pak se 3%.
Ta mendojë për pak, më pak se 3% janë ato miliarda faqe në të cilat kemi akses direkt.

Thellësia e internetit është tashmë gati e barabartë me atë të shpikësve të tij, nejrëzve dhe gjithashtu errësira e kësaj thellësie është e dukshme çka reflekton ende më tepër natyrën njerëzore.

Shpesh nëse errësira sillet mbi elementin e errët i verbëron.

Deepwebi çuditërisht nuk ka vetëm shërbime të natyrës negative brenda vehtes, përmbajtja dhe qëllimi i shumë korporatave që veprojnë nëpërmes tij janë e kundërta e ligësisë(edhe pse çmimet e tyre mund të na bëjnë të mendojmë të kundërtën...).

Që nga fillet e njerëzimti ka ekzistuar konkurenca në mes të farkëtarit të shpatave dhe zejtarit të shpatave që pastaj evoluoi në konkurencën në mes fabrikës së armëve të zjarrit dhe prodhuesve të jelekut anti-predhë e deri tek fabrikeusi i aeroplanëve dhe prodhuesi i kundër-ajrorëve.

Për secilin hacker ekzistojnë counter-hacker më të panjohurit e më të rrezikshmit nga të cilët “jetojnë” pikërisht në darknet, por mos të harrojmë që shpesh edhe prodhuesi i shpatave dhe zejtari i mburojave bashkpunonin...

Mos t`i lëmë asgjë rastësisë, se tashmë ajo s`ekziston më.

Informatat tona janë të vlefshme për të tjerët, dhe mund të jenë rrezik i madh për ne nëse nuk arrijmë t`i mbrojmë.

Një thënje shekullore shtjellon:” Çka unë s`di s`do më nxijë”, Dhe kjo po që funksiononte shekuj më parë kur bota ishte e stërmadhe por sot vlenë:” Çka unë s`di s`do më shkrijë.”.

Të mbrojmë vehten është detyrë e gjithsecilit tashmë dhe jo nevojë. Jeta në shekullin 21 është tashmë mbijetesë dhe mëshira është e pakët mos t`ia lejojë vehtes të dëmtohemi apo edhe të bëhemi viktimë për shkak të saj.

Besimi është i mirë vetëm kur ekziston kontrolli.


Shkruan: Lorenc Berisha, konsulent privat sigurie.

Filozofi hetuese



Vrasës serik



Duke marrë parasysh detajet e krimit, që në botën e ligjit janë të shumta, kemi të bëjmë me secilën degëz të kësaj peme gjigande. Po i ndajmë në kategori të ndryshme, njëra nga to është kategoria e krimeve të rënda. 

Prapë edhe kjo degëzohet e po marrë sot degën e Vrasjeve Serike.

Siç thashë kjo manifestohet me ngjarje të ndryshme që pavarësisht kohës e rrethanave na shpie po në të njëjtin mendim ku shumica mendojnë; pra, tmerrin. 
Pse tmerr? Tmerr sepse kur themi: "Vrasës Serik", e kemi mendjen tek një ngjarje tejet të frikshme ose një film horror tejet të gllabëruar nga ferri. 
Ferri në sytë tanë real. 
Imagjinoje sikur të ishe diku në një lëndinë me plotë misër të thatë e të gjatë nën dritën e hënës së plotë ku reflekton dritën e diellit në rrugët e boshatisura nga njerëzit. Je krejtë i/e vetëm/vetme, i/e tmerruar se si ke mbërritur deri atje. 
Mos e ndoqe një mace të zezë apo diçka e tillë? Gjithsesi, papritmas ndëgjon zhurmën e ca misrave nga larg teksa kërcasin sepse janë po aq të thata. Ajo natë Tetori fillim-vjeshte po të tmerron. 
Bufi diku lëshon zëra alarmuese gjersa edhe korbat e zinj ngriten lartë. Të trembura apo gati të përfaqësojnë një njeri i luajtur nga mendtë teksa të afrohet e një Zot e di se ç'ka në plan. Shumë shpejtë e gjen vetën të rrethuar nga ndjersët e frikës dhe shpejtë zemra jote fillon e rrah. Nuk ke nga i'a mbanë sepse po ai është më i shkathët se ti. 
Po pse? Sepse ka armë me vete? Kështu e përfytyrojmë vrasësin serik? Ai afrohet, ti tashmë je përballë vdekjes. Një fytyrë njerëzore që duket engjëllore por në të vërtetë vrasja e mbanë gjallë atë.

Mund të bëjmë ditë e natë pyetje se pse këta njerëz janë të prirur të vrasin pa i'u trembur syri. Mund të themi veçse janë të lajthitur fare.



Në sytë e mi letrat dua të vendos përsëri një libër që e kam lexuar vetë në mënyrë që të kuptojmë më në detajisht Vrasësin Serik. Dean Koontz autori i bestseller-ëve sipas gazetës New York Times. Ai shkruan libra tmerrësisht të frikshëm totalisht horror, që të lënë pa frymë. I lumtë si nuk trembet gjersa shkruan. Por poenta e kësaj është vetë libri. Kam përzgjedhur librin "Intensity" e përkthyer në shqip në botimet tona si "Vajzat Misterioze".

Chyna është një vajzë e re 25 vjeçare. Ajo ishte lindur nga një nënë prostitutë prandaj edhe qe pothuajse e vetme në këtë botë të quajtur realitet. Shoqja e saj më e ngushtë ishte Laura, duke ditur se të gjithë e dinin se bija e çfarë nëne ishte nuk i afrohej askush, por jo edhe shoqja e saj. Ajo ishte gjithçka për të. Kur libri fillon, tregon jetën shkurtimisht të protagonistes pastaj vazhdon duke e nisur ngjarjen në temën kryesore. Edhe këtë libër besomni se do e lexoni me një frymë. Shoqja e saj një ditë e thërret për në darkë madje edhe të qëndronte me të atë natë. 
Kur mbërrijnë në shtëpinë e shoqes së saj Laura, Chyna, në muzgun e ditës sheh një siluetë të frikshme të një njeriut, ngase shtëpia shtrihej në mes të një fushe e në periferi të qytetit, ajo filloi të frikësohej. E pyet edhe të shoqen por ajo e injoron kategorikisht duke i thënë se s'ishte asgjë. Koontz natyrën e paraqet shumë të errët dhe e gatshme të puçet me tmerrin që njeriu sigurisht nuk mund ta duroj dot.



Kur më në fund mbërriti mbrëmja dhe të gjithë ranë në gjumë, vrasësi serik hidhet në sulm. Ai vret nënën dhe babain e Laurës. Nënën në dush e gjitha e gjakosur kurse babin e saj po ashtu në banjon e tyre. Laurën e rrah dhe e përdhunon. Chyna ndëgjon ca zhurma dhe fshihet nën shtrat. 
Vrasësi serik i cili në libër emri i tij është Edgler Vess, kishte filluar "karrierën" e tij vrastare që kur ishte 9 vjeç, atëherë kur prindërit e tij e kishin qortuar sepse ai po ngacmonte një breshkë. I kishte djegur që të dy por çështja kishte kaluar duke thënë se ishte e paqëllimshme. 
Vazhdon të jetoj me gjyshen e tij por mbas dy vitesh asaj i ngul thikën ngase sheh banjon e tij të pa pastruar mirë, e për këtë kishte faj ajo. Dërgohet në spitalin mendor ku edhe më pas lirohet sërish duke u adoptuar nga prindër të rinj. Për fat të keq edhe prindërit e adoptuar kishin fat të njëjtë me prindërit biologjik.

Chyna duke qenë se ishte e maltretuar nga nëna e saj edhe tani mbas përfundimit të plotë të shkollës ishte ende me trauma. Gjithsesi dinte ta përdorte armën.

Gjersa Edgler tejkalon dhomën e saj, duke mos ditur që Chyna ishte e përfshirë në mes të kësaj katrahure, ajo ngritet dhe sheh ngjarjen brutale që kishte ndodhur. E vënë re edhe Edgler -in teksa hante një merimangë. 
Po, merimangë. Laura ishte ende gjallë kur ajo i'u afrua. Por e dinte se nuk do mund të mbijetonte për shumë gjatë. Duke u fshehur nga Edgler-i, Chyna gjithsesi e ndjek. Ai merr Laurën dhe e vendos në kamionçinën e tij. 
Chyna disi arrin të hip në të dhe fshihet pas. Në atë dhomë-makineje gjenë Laurën e shtrirë. Gjatë atij udhëtimi deri sa ai ndalon tek një stacion gazi Laura vdes. Chyna tmerrohet kur hap një nga dollapet dhe që aty del një djalë i ri me gojën e qepur për së gjalli. Ajo ik nga makina, dhe fshihet diku mes marketit të stacionit të gazit. Edgler mbyt po ashtu edhe punjonësit që punonin në turnin e natës.



Kur Edgler niset, Chyna e ndjek me një makinë tjetër ku edhe ai e zbulon por e lë të vazhdoj duke parë se ç'është Chyna në gjendje të bëjë. Ajo arrin edhe në shtëpinë e tij ku për fat të keq kapet dhe lidhet me zingjir. 
Tashmë Chynas i ka mbetur vetëm një gjë për të përfunduar. Ajo tashmë e di se në bodrum gjendet një adoleshente e burgosur nga Edgler gati një vit. Ajo duhet ta shpëtoj atë por hidhet pa ndjenja në dysheme e lidhur për karrige. Të nesërmen Edgler duhet nisur për në punë prandaj dhe Chyna mundohet ta shfrytëzoj kohën që e kishte në favor të saj. 
Me shumë mund duke e përplasur karrigen nga murri mundet të lirohet e ta liron edhe Arielin, vajzën e keqtrajtuar. Ato dalin po ashtu me mund duke i'u ikur qenëve të mirë-trajtuar nga ai. Ato gjejnë një makinë policie dhe një sherif del nga makina, por ishin të habitura kur kuptojnë se sherifi qe dora vetë Edgler -i vrasësi serik. Chyna tenton ta mbysë atë por ai reziston çdo gjëje por jo edhe benzinës që merr flakë mbi trupin e tij. 
Ai digjet në mes të rrugës së shkretuar. Chyna dhe Ariel shpëtojnë. Ariel ende është me traumat e freskëta sepse familja e saj u vra përpara syve të saj. Ariel ishte Chyna në një farë mënyre, të paktën ashtu mendonte Chyna. Mbas disa muajsh Chyna e adopton Arielin dhe kështu ato vazhdojnë të jetojnë.

Libri faktikisht flet për diçka jo të trrilluar sepse në një farë mënyrë këso lloj ngjarjesh ndodhin pothuajse çdo ditë, dhe ju kërkoj juve të bëni kujdes...

Kjo po që ishte edhe një arsye tjetër për të mos shmanguar fjalën "i/e varuar". 
Pse, mund të pyesni ju. Sepse, edhe Vrasësit Serik, mendoj unë, janë të varur për të vrarë. Ata kënaqen duke parë mizori në sytë e tyre pa asnjë dhimbje ashtu si ata që janë të varur nga droga. Diçka nga jashtë, zakonisht në këto raste, e keqe, i prekë dhe ata si pasojë e kësaj përqafohen me atë të keqe duke krijuar një metamorfozë në qenien e shpirtin e tyre. 
Zakonisht vrasësit serik nuk kanë një të shkuar të mirë, por as Chyna s'kishte, por ajo zgjodhi të ishte e mirë. Ose ajo fjala që thotë: "Nuk kam takuar asnjë shkrimtarë me një të shkuar të ndritshme". Kjo do të thotë se vetë ne e zgjedhim fatin tonë. 



Të jesh hetues mbi çështjet si kjo e Edgler -it nuk është edhe aq e lehtë. 
Duhet shumë punë. Duke filluar nga policia, gjyqësia, detektivët, forcat e armatosura, etj... Këta njerëz përbëjnë rrezik për shoqërinë prandaj edhe duhet të drejtojmë gishtin mbi këto çështje, për të zbardhur krimet e tilla.

Edhe ky artikull ishte tejet e shkurtër por me shpresën që sa do pak të mësojmë nga këto tema sa do të shkurtra të jenë.


Shkruan: Besian Xhemajli, student letërsie

Thursday, August 18, 2016

MISTERET



Një përshkrim i shkurtër.


Në shumë aspekte, në botë kemi mistere të ndryshme në raste të shumta kur këto mistere fshihen si një prapavijë e njerëzimit duke lënë gjurmë po ashtu jo të mira për ne në raste të caktuara. Po, pikërisht po flas për misteret policore; mistere të shkaktuara nga vetë njerëzit.

Mister quajmë një ngjarje e shkaktuar nga diçka apo dikush, (në raste më të mëdha nga vetë njerëzit), që lë "pasoja" enigmatike për prespetkivën e njerëzve jashta asaj ngarjeje. 

Mister quajmë po ashtu, në fjalë më të spikatura, një lloj të veçantë që rrjedhë nga fanatizmi i Kriminalistikës. 

Kur ndëgjojmë fjalën 'Mister', zakonisht na shkon mendja edhe tek "Kriminalistika". Pse janë të lidhura? Sepse zakonisht misteret kanë vend në ligje e polici. 



Policia apo më mirë të themi ligji, merret me misterin. Misteret shkaktohen, fjala në ligj, nga njerëz, që zakonisht shpallen si të sëmurë mentalisht, duke vepruar në mënyrë siç e quajmë ne krejtë "ç'njerëzore", si për shembull, kur dikush vritet përnjëherë nga dikush tjetër dhe ky i fundit ikën nga vendi i ngjarjes dhe policia përfshihet për zbardhjen e rastit, shpallet si një mister edhe motivi i sulmit apo krimit.

Llojet e mistereve dallojnë dhe varen nga vetë situata.
Si për ta kuptuar më në detajisht misterin për sot kam përzgjedhur një libër nga Agatha Christie, e cila është e njohur për librat e saj plot mistere, krim, dhe që të lënë pa frymë në kuptimin e plotë të mirë të fjalës. Libri titullohet: 'Vrasja e RoxherAckroyd' -it, mbasi edhe vetë e kam lexuar. Do thonit pse e zgjodha pikërisht këtë libër. Epo nuk mund t'i ikim temës, apo jo?

E veçanta e librit qëndron në faktin, (gjithmonë sipas perspektivës sime), se ka të bëjë me një sërë emocionesh që libri dërgon tek lexuesi drejtëpërdrejtë e cila mund të vërehet gjatë leximit teksa ti me zorr pret të dish se çfarë do ndodhi në rreshtin e ardhshëm e lëre më, të mos flasim për, kapitullin e ardhshëm. Libri është i shkruar në mënyrë kaq delikate dhe kaq e thjeshtë për ta kuptuar por kaq me mistere duke bërë lëmsh kokën e lexuesit.

Roxheri, një i pasur, vdes në një natë papritmas dhe në një mënyrë të mistershme, atëherë ku pothuajse e gjithë familja ishte mbledhur për në darkë. Ai vdes në dhomën e tij të punës mbas darkës ku kërkoi të qëndronte vetëm mbasi kishte biseduar me James Shapperd, protagonisti i librit. Mbas ca orësh bie lajmi se ai veçse kishte vdekur. Në fillim dëshmitarët ishin të hutuar po aq sa ishin të gjithë të dyshuar. 

David Suchet në rolin Hercul Poirot

Çdo kush e donte pasurinë e tij apo jo? Dhe çdo kush kishte mundur ta vriste. Por kush? Libri tërë kohën tregohet nga një doktor i ri, James Sheppard, që ishte mik me Roxherin. Ai tregon të gjithë ngjarjen se kush mund të ishte i dyshuar. Mistere gjithandej. Sa dilte një i dyshuar përfundimtar rruga e James dhe Hercules Poirot, detektiv dhe njëherazi mik i mirë i Roxherit, i shpinin tek një i dyshuar prapë tjetër. 

Në fund hulumtuesi i famshëm, deri sa kishte bërë gati të gjitha hulumtimet e tija, thërret të gjithë familjarët e të afërmit duke i'a përplasur në fytyrë të vërtetat. James që tregontengjarjen qëndronte afër hulumtuesit si një mik i mirë dhe ndihmonte për të zbardhur çështjen. Por sipas hulumtuesit apo agjentit Poirot askush nga familja e tij nuk ishte i dyshuar. Ishte dikush tjetër që atë natë kishte ditur se çka Roxheri kishte dashur prej tij. 

Atë që e kishte thirrur atë natë për të biseduar dhe kur doli nga dhoma e tijkur nisi të shkonte në shtëpi ngjarja apo krimi veçse ishte kryer. Agjenti Poirot nxorri të gjithë jashtë përpos James Sheppard -it, doktorin e njohur. I'u drejtua atij dhe i tha se ai ishte vrasësi. Ai s'kishte më nga t'ia bante dhe e pranoi fajin para tij. 

Poirot i tha se të nesërmen të dhënat do të dorëzoheshin në polici, kështut që kur Sheppard ishte në shtëpi shkroi një letër ku e pranoi fajin e pastaj bëri vetëvrasje.

Kjo ishte veç një përshkrim tejet i shkurtër, por po u'a lë juve ta lexoni e ta zbuloni bukurinë e librit.
A nuk i'u thashë se nuk po dilja nga tema e përgjithshme? 

A nuk ishte kjo një mister me plotë kuptimin e fjalës? 

Kështu pra, i/e nderuar/a lexues/e, thelbi i gjithë kësaj se çfarë kam shkruar (edhe pse besoj nuk ishte aq e gjatë) është se misteri ka të bëjë me dijen e njeriut. Sa do që njeriu është në gjendje të bëjë diçka të mirë po ashtu është edhe për të keqen. 

Mistere nuk formonte vetëm natyra me anë të së cilës me vetëveten formon pyetje pa përgjigje konkrrete për kohën apo epokën e caktuar, si përshembull: A egzistojnë Alienët? Kjo po që është misterioze.*

*Por nuk duam të flasim për mistere marramendëse të këtij lloji. Gjithçka çka ceket këtu ka të bëjë më shumë me ato me çka ne jemi të njohur më shumë.

Shkruan: Besian Xhemajli, student letërsie


Saturday, August 13, 2016

Vigjilencë: Uniforma civile

Mirëmbrëma, jemi policia. PShht!... Rri i qetë...


Gati të gjithë e kemi përjetuar ndjenjën kur janë afër, sillen por nuk vërehen të gjithë që janë prezent e me vehtën themi, ku janë të tjerët s`mund të jetë vetë?

Policët në detyrë të fshehtë “under-cover”, agjentët e fshehtë të intelegjencës apo edhe detektivët privat që në zhargonin tonë të përditshëm kanë marrë emërtimin “Civila” janë jo vetëm masë për luftimin e elementit kriminal por edhe mjeti më i fuqishëm preventiv sepse atë që s`e sheh s`mund t`i ikësh e lëre më ta luftosh.

Por nuk majfton veshja me rroba të zakonshme civile, ekzistojnë disa kritere të cilat duhen plotësuar në mënyrë që të ekzistoj gatishmëria taktike:

1. Një apo dy numra më lartë


Situatat e largimit, tërheqjes dhe përleshjes me elementin kriminal kërkojnë shlirësi në lëvizje të cilat rrobat shumë të ngushta nuk e lejojnë dot(përpos tek femrat nëse kanë rroba të shkurtra apo leggings).

Rroba të zakonshme por më numër më të madh(apo edhe dy) se madhësia normale lejojnë:

1. Vrapim më të shlirë në zona urbane të ngushta e gjithashtu lëvizje të lirë

2. Fshehje të pajisjeve që ke me vehte, nuk do vërehen kur janë në xhepa apo fotrolla

3. Pamje të thjeshtë dhe jo zyrtare, lejon kamuflim

4. Në raste të sulmit mund të largohesh nga rrobat p.sh. nga xhaketa

5. Pajisjet mund t`i nxerrësh dhe kthesh në vend më lehtë


2.  Ka edhe fshehje të dukshme



Në shkencat ligjore dhe ato të sigurisë ekzistojnë termet: 

OC= Official cover

NOC= Non-official cover.

Mbulesa OC përdoret kur elementet që veprojnë kundër dukurive kriminale janë të veshur si zyrtarë, dhe nuk dallohen në dukje nga politikanët, ekonomistët e të tjerë që përdorin kostum dhe kravatë kjo vlenë sidomos tek hetuesit e lartë që janë në pozita udhëheqëse dh agjentët e intelegjencës që infiltrohen në vende ku kjo veshje është standarde pra në vende siç janë bankat, minsitritë apo ambasadat.

Mbulesa NOC është pikërisht ajo për të cilën nevojiten rrobat e lartë përmendura. 

Fleksibiliteti i lejuar nga këto të fundit ofron kamuflim në një mori situatash të cilat janë të panumërta, mund të shtirresh si klient në barnatore, shofer taksie apo edhe person i varfër që lustron këpucë në rrugë.


A) Gjerësia në zonën e nënsqetullave lejon lëvizje të lirë të krahëve

B) Gjerëria në mes të shpatullave lejon përdorimin e lehtë të pajisjeve

C) Xhepat e gjerë lejojnë fshehje të lehtë të pajisjeve

D) Numri më i madh sidomos në zonën e nyjeve lejon lëvizje më të lehtë

E) Këpucë të lehta dhe të qëndrueshme pa ngritje të madhe lehtësojnë vrapin

Rripi duhet të jetë me mbyllje të plotë, jo me kapëse të shlirë sepse rrezikojmë të hapet atë herë kur nuk duhej të hapej


Në mënyrë që të kenë efekt të gjitha këto, ato duhet të kenë përshtatshmëri me personin që i bartë prandaj:

   1. Të mos jenë të papërshtatshme për karakterin personal sepse do të jetë e dyshimtë për ata që na njohin

   2. Të kenë mjaftueshëm xhepa dhe hapsira

   3. Të mos ndalojnë lëvizjen në asnjë drejtim

   4. Rripi i pantollonave të jetë me mbyllje të plotë

   5. Këpucët të jenë të përshtatshme për ecje në secilin teren (sidomos të mos kenë taka)



6. Gjithnjë pajisjet duhet të qëndrojnë në vendet e njejta, nëse ndërrohen vendet për shkak të memories muskulore që ka trupi i njeriut duart prap do të shkojnë aty ku janë mësuar të gjejnë pajisjen edhe nëse me vetëdije i kemi ndërruar vendin

3. Përvoja flet



Pjestarë nga industria e sigurisë me përvojë të madhe të cilët diturinë e marrë nga jeta e kanë hedhur në internet në mënyrë që shoqëria të jetë më e përgatitur, kanë dhënë këshilla për veshjen dhe sjelljen e sigurtë gjithandej globit. 

Me disa nga ata të cilët veprojnë në republikën e Kosovës gjatë bisedave kam hasur në një profesionalizëm ekstrem sa i përket qasjes në sjellje dhe veshje të përshtatshme për këtë lëmi, prandaj...

Ish konamdanti i njësisë së hetimeve për krime të rënda në New York, Vernon Gebert thekson:
“Rrobat e zyreve, shpesh na ngadalësonin. 
Dukeshim të dyshimt! E thejshtë fare, çfarë dreqin kërkjnë ata të veshur me kostum në një ndërtesë të braktisur nga banorët e me plot drogaxhinjë brenda? 

Ish hetuesi i avarive të trafikut në po këtë qytet, James Nuciforo i cili tani është këshilltarë për seriale me tema policore siç është “Law&Order” thot: “Gjithnjë kur blija një xhaketë të re, së pari provoja a ka vend lëvizje në mes shpatullave që t`i sjellë krahët shlirë para në mënyrë që mund të drejtoj pistoletën më lehtë.”

Në serialin “Sherlock” aktorja Lara Pulver në rolin e Irene Adler tha një shprehje e cila i pështatet të gjitha mbulesave dhe fshehjeve e identitetit nëpërmes veshjes: ”E di problemin e përgjithshëm të fshehjes Zotëri Holmes? Pavarësisht sa mundohesh, veshja jote gjithnjë do të jetë portret i vehtes tënde.”

Nëse njëherazi mbajmë rroba të cilat kurr më herët nuk i kemi përdorur(dhe njëkohësisht endemi me makinë natën vonë në lagje ku nuk banojmë), elementi kriminal do e vërejë dhe do të ik nga ne paraprakisht, e nëse nuk e bënë këtë do të na përndjek. 

Duhet të kemi kujdes që nga gjahtari të mos shëndërrohemi në gjah.


Hetuesi i Policisë së Kosovës dhe koordinator i njësisë hetimore për krimet financiare Shemsi Igrishta gjithnjë thekson se:
”Afërsia dhe njerëzia sjellin rezultatet më të mira në informatë”, por gjithashtu duke e përsëritur shpesh madje thot edhe se “Çka piqet vështirë hiqet”.

Sjellja e rëndë dhe vigjilenca e ulët shkaktojnë kompromentimin, pra zbulim gjë që mund të na rrezikoj jo vetëm detyrën për atë kohë por jetën në tërësi.

Duke u bazuar në ngjarjen e beerfestit e cila është ende e freskët mund të vërejmë probleme ekstreme në vigjilencën e shoqërisë sonë. 

Që të gjithë ndihemi rehat por kur vie momenti i momenteve nuk jemi në gjendje ta menaxhojmë stresin tonë e madje edhe rrezikojmë të tjerët rreth nesh siç edhe ishte pikërisht ky rast.

Jo vetëm që u lënduan njerëz, por edhe rrobat aty i lanë duke vrapuar në panikë, përpos përgatitjes fizike e domosdoshme është edhe ajo mendore.

Parandalimi është më i mirë se mjekimi. Gjithnjë, gjithmonë. përherë.

Duhet të shtojmë se rrobat me përmbajtje të madhe metalike, mund të tërheqin rrymën dhe janë të papërshtatshme sidomos në lagjet e republikës së Kosovës ku ka kabllo elektrike të pa stabilizuara me gomë, dhe të dalura nga muri.

Këpucët me take të larta jo vetëm që janë pengesë në ecje e vrapim por edhe rrezikues jete nëse tentohet vrapi me to. Ka kaluar koha e tyre, nuk do të dukeni më mirë se që jeni vetëm sepse i mbathni.

Jeta është e shkrutër t`ia marrim pjesën më të mirë.

Të jemi të vëmendshëm, të sjellshëm e në dukje të përgatitur për një takim me shokët, kolegët apo partnerin e lidhjes e njëkohësisht të jemi të gatshëm të veprojmë në rast rreziku.


Shekulli i 21-të ka shpejtësi marramendëse sidomos në dukuritë negative. Ai nuk falë...

Shkruan: Lorenc Berisha, konsulent privat sigurie

Filozofi hetuese


Detaj: Shprici



Heroinë, ose diacetylmorphine (INN), i njohur gjithashtu si diamorphine (BAN), është një drogë gjysmë-sintetike opioid sintetizohet nga morfina, një derivat i opiumit lulekuqe. 

Kjo është 3,6-ester diacetyl e morfinë (di (dy)-acetyl-morfinë). 

Formë të bardhë kristalor është zakonisht kripë hydrochloride diacetylmorphine hydrochloride, edhe pse shpesh duke falsifikuar dulling lustër dhe logjike nga ajo në një matte pluhur të bardhë, e që zakonisht është freebase heroinë.

Ashtu si me opioide tjera, heroina është përdorur si një "dhimbje-vrasës" dhe një drogë rekreative e cila ka një potencial jashtëzakonisht të lartë për abuzim. 

Administrimin e shpeshtë dhe i rregullt është i lidhur me tolerancë, moderuar varësinë fizike, psikologjike dhe varësinë e ashpër e cila zhvillohet në varësisë.

Në nivel ndërkombëtar, heroina është kontrolluar sipas Oraret I dhe IV të Konventës së Vetme mbi Drogat Narkotike. Kjo është e jashtëligjshme të prodhojë, posedon, ose shesin diacetylmorphine pa një licencë në Belgjikë, Danimarkë, Gjermani, Iran, Indi, Holandë, Shtetet e Bashkuara, Australi, Kanada, Irlandë, Pakistani, Mbretëria e Bashkuar dhe Swaziland.

Sipas emrit "diamorphine" , ajo është një drogë e përshkruar ligjërisht të kontrolluara në Mbretërinë e Bashkuar. 

Kjo është në dispozicion për recetë për përdoruesit e afat-gjatë në Holandë, Britani të Madhe, Zvicra, Gjermania dhe Danimarka me këshillime për të penguar varësisë.

Përdorimi




Në mbarë botën, të OKB-së vlerëson se janë më shumë se 50 milion përdorues të rregullt të heroinës, kokainës dhe drogave sintetike. përdoruesit globalë të heroinës janë vlerësuar në ndërmjet 15.16 milion dhe 21.13 milion njerëz të moshës 15-64 vjec.

Efektet 




Të dhënat tregojnë që heroina të jetë problematike e dëmshme në këto aspekte të funksonimit të organizmit.

Sistemi nervor qendror : qenët i përgjumur; deziorentim; delirium

Neurologjike : analgesia; tolerance; varësi (Varësia fizike);

Psikologjik : adiksion (varsia psikologjike): ankth; konfuzion; përgjumje.

Kardiovaskulare dhe respiratore: bradikardia; hipotension; frymë e cekët.

Tretjes: përzierit; vjella (e zgjatur); kapsllëk; mostretje.

Muskuloskeletor: analgesia; ataksia; pa vullnet të muskujve.

Lëkurë: kruarja; puçrra.

T
ë tjera : goja e thatë (xerostomia); miosis, apo shtrëngim; mbajtje e urinar.


Cilat janë rreziqet që lidhen me përdorimin e heroinës ? 




Pasojat afatshkurtra përfshijnë zvogëlimin e bebezës së syrit, të përzier, të vjella, përgjumje, paaftësi për t’u përqendruar dhe apati.

Heroina shkakton varësi të madhe fizike dhe psikologjike te përdoruesi. 

Përdoruesit rrezikojnë të zhvillojnë edhe një shkallë tolerance ndaj kësaj droge, çka do të thotë se me kalimin e kohës u duhet të marrin doza gjithnjë e më të mëdha për të provuar efektin që dëshirojnë. 

Mes të tjerash, mund të shkaktojë rënie të shpejtë në peshë, kequshqyerje dhe kapsllëk.

Heroina mund të shkaktojë edhe çrregullim të ciklit mujor te femrat, përgjumje dhe apati kronike. 

Lënia e menjëhershme e heroinës shkakton simptomat e tërheqjes nga ky ves, të cilat mund të jenë të rënda dhe përfshijnë ngërç, diarre, dridhje, panik, sekrecione të hundës, të ngjethura dhe djersitje.

Që nga fillimi i shekullit XX, "narcomania" dhe kushtet që rrjedhin prej saj përdoren për t'iu referuar sjelljeve problematike në Evropën Lindore dhe ish-Bashkimit Sovjetik.

Shkruan: Gentiana Berisha, psikologe e diplomuar

Monday, August 8, 2016

Filozofi hetuese


Vetëmbrojtje: Ndihma e parë



Nëse të duhet ndonjëherë një dorë ndihme,ajo është në fund të krahut tënd.Teksa moshohesh,mbaje mend,ti e ke një dorë tjetër:E para është ta ndihmosh vetën,e dyta t’i ndihmosh të tjerët-Odri Hepbërn

Çdo ditë e më shumë po thellohet stresi dhe rritja enome e traumave,që kërkon ndërmarrjen e masave paraprake dhe të jemi aktor të drejtpërdrejtë në përzgjedhjen e rasteve stresogjene.

Nga kodi etik jemi të ftuar të  gjithë në çdo rast të ofrojmë ndihmën e parë bazike dhe të reagojmë kudo që gjendemi:në rrugë,shtëpi,banesë,aeroplan,anije etj.

Shpëtimtar mund të jetë çdo përson me potencial fizik,psikik,i aftë të njohë nevojat e dobishme të ndihmës së parë,të jetë i qetë, i matur,i vetëdijshëm,këmbngulës dhe i shkathët.
Çdo veprim që merret me qëllim shpëtimi të jetës mbrenda 10 minutave të artë,konsiderohet si ndihmë e parë.

Ndihma e parë fillon me përdorimin e rregullave sipas alfabetit të dhënjes së ndihmës (A,B,C,…)dhe ajo duhet të jetë e shpejtë dhe cilësore.

Masat themelore që duhet të ndërmerren gjatë dhënjes së ndihmës së parë janë:

·Largimi i personit nga vend i lënduar 

· Trajtimi i plagës dhe vlerësimi i shenjave vitale
· Transporti deri në qendrën emergjente

Fillimisht shenjat vitale janë ato që tregojnë gjendjen paraprake të përsonit në fjalë,ku përfshihen (niveli i vetëdijes,pulsi i zemrës,shtypja e gjakut,temperatura dhe frymëmarrja).
Ndërprerja e frymëmarrjes shfaqet pas ndërprerjes akute të punës së zemrës,ku frymëmarrja bëhet e zhurmëshme dhe lëvizjet e krahrorit janë të rralla.

Shpesh herë ndodhë që shpëtimtari i pa përvojë gjendjen agonale e vlerëson si frymëmarrje normale,kështu i zvogëlon shancet për reaminim.

Ekzistojnë shkatar të ndryshëm të mbylljes së rrugëve të frymëmarrjes si: gjuha, trupat e huaj(ushqimi,kocka,lodra)dhe aspirimi i masave të ndryshme(të vjellat,gjaku,sekrecioni etj).

Në këto raste fillimisht i lënduari vendoset shtrirë në kurriz ku happen rrugët e frymëmarrjes me dy gishtërinjë(tregues dhe të mesit) të njërës dorë,nga poshtë mjekrrës,dhe dora tjetër,vihet mbi ballë për t’ia shtyr kokën pas.

Këndi i vendosjes së trupit duhet te jetë 90 gradë.

Hapi tjetër është të matet pulsi i zemrës tek arteria kardiake në qaf,që brenda një(1) minuti të jenë 60-80 rrahje.

Nëse këto vlera nuk janë në rregullë atëherë fillon dhënja e frymëmarrjes artificiale(gojë me gojë apo gojë me hundë)dhe kompresioni kardiak ku pëllëmba e shuplakës së dorës duhet të vendoset në pjesën e sipërme të barkut,në mes kërrthizës dhe kafazit të krahrorit.Për çdo 15 shtypje jepen 2 frymëmarrje.

Pasi viktimës i stabilizohen shenjat vitale atëherë shikohet se a ka plagë(valnus) në trup, të cilat mund të jenë:

1.Plagë të mbyllura (tronditjet dhe shtypjet)-të cilt shkaktohen nga trupat jo të mprehtë.

2.Plagë të hapura –të cilat shkaktohen nga trupat e mprehtë,armë zjarri etj.

Plagët pasohen me gjakderdhje të mbrendshme apo të jashtme të cilat mund të jenë:arteriale,venoze apo kapilare.

Pas çdo gjakosje paraqiten disa simptoma klinike si: 
zbehje e fytyrës,lëkurës,mukozave,cianoza,maviosja e gishtërinjëve të duarve,lëkura e mbuluar me djersë,frymëmarrje e shpejtuar dhe puls i dobët i zemrës.

Në vendet e plagosjeve si ndihmë e parë fillimisht largohen rrobat që plaga të mbrohet nga infeksioni,dhe pastaj duhet mbuluar me gaze sterile apo ndonjë shami sterilizuese.

Disa nga metodat e ndërprerjes së gjakderdhjes janë:

1.Kompresioni digjital-është metodë e cila mbështetet në perdorimin e gishtave të duarve për të bërë kompresion në vendin e lënduar duke shtypur enët e gjakut në drejtim të ashtit.Kjo metodë aplikohet kur i lënduari humb sasi të madhe të gjakut për kohë të shkurtër.

2.Metoda e konstrikcionit-bazohet me ndërprerjen e gjakderdhjes për një kohë më të gjatë,dhe realizohet duke mbuluar plagën me gazë sterile dhe mbi të vendosen tërthorazi objekte që bëjnë shtypje.

3.Metoda e improvizuar të konstruksionit-kjo metodë përdoret tek gjakderdhjet e shprehura tek arteriet e mëdha,të cilat ndalen me anë të hiperfleksionit të ekstremitetit.


Përveq këtyre ekzistojnë edhe metoda tjera për t’iu dalur në ndihmë njerzëve,jeta e të cilëve është në rrezik duke përfshirë edhe vetën.Prandaj kudo që jeni mos hezitoni të ndihmoni sepse askush nuk është bërë i varfër duke dhënë.


Shkruan: Diana Hashani, studente e mjeksisë