Monday, August 29, 2016

Era e re e krimit: Deepweb(II)



Në errësirën e botës kibernetike e cila çuditërisht duket si pjesë e ndarë nga bota fizike, edhe pse gjithçka fizike është e lidhur me të ekzistojnë në mori shërbimesh të cilat duken si diçka filmike, por në fund të ditës realiteti është se filmat s`janë gjë tjetër veçse zbutje e realitetit.

Gjithnjë mund të mendojmë se kurr s`do të na duhen e se jetët do i kemi të qeta e të lumtura(edhe pse me probleme sociale gati të pa përmirsueshme) e s`do të na duhen kurr gjërat e tilla.


Çka nëse një ditë jemi viktimë e këtyre shërbimeve të cilat janë porositur ndaj nesh pa dijen tonë ? 



Çfarë do të ndodhë nëse fotot që dërguam për intimitet më herët tani janë duke u postuar me shpejtësi marramendëse në faqe pornografike apo edhe më keq, nëpër rrjetet sociale.

Zëre se kemi një firmë, market apo edhe dyqan lulesh, e një ditë kontoja jonë është e zbrazët edhe pse askush tjetër s`e dinte kodin...

Zëre se vijnë pamje fotografike ku shihemi ne gjatë ditës, nga një llogari fallco e facebookut apo numër i kriptuar(koduar) që s`mund të thirret. Jemi të përcjellur e sapo hyri në kokë një kujtim nga në telash i vjetër...

OK ! Të gjithë e dijmë, kriminelët i bëjnë këto gjëra dhe këto gjëra qe unë them janë krime kibernetike, gjëra që ndodhin.

Por nëse nuk mund të zbulohen s`do të ishte aspak mirë për neve, e ja që rrallë zbulohen.



Këtu në vendin tonë të brisht ekziston mendimi se krimi kibernetik është një gjë e cila i ndodhë vetëm atyre që kanë shumë para apo informata me vlerë, mendim ky i cili është jo vetëm totalisht i gabuar por broçkull totale.





Çdo ditë përdorim internetin e ndoshta shumicën e ditës mbajmë smartphonin e dashur në dorë i cili me probabilitet të lartë mund të na kushtojë më shumë nga se mund të imagjinojmë.

Statistikat tregojnë se nga 8000 biznese të cilat raportuan për krim kibernetik në policinë e shteti amerikan, krime këto të procesuara dhe hetuara më pastaj nga FBI-ja rezultuan me më se 67% rezultuan se ishin sulm të koordinuara me qëllim përfitimi financiar nga një grupacion. Krim i organizuar i dorës së parë dhe kjo ishte në vitin 2005 kur teknologjia ishte një shaka e lodhur në krahasim me atë çka mund të bëhet sot.

Të afrohemi pak.
Është viti 2014 dhe krimi kibernetik tashmë i zakonshëm, arriti të barazohet me pjesën tjetër të veprave penale duke arritur shkallën e 1.5 milion sulmeve kibernetike dhe tentimeve pë nërhyrje në vit gjë që do të thot se kemi të bëjmë me më se 4000 sulme në ditë apo 170 në orë.




Në po këtë vit vetëm korporata IBM raportoi afro 20.000 sulme ndaj sajë dhe ky fakt prap vërteton se ky krim është aq standard sa që ndodhë çdo ditë.
Të gjitha këto edhe më tej i lehtëson deepwebi, nëpërmjet darknetit fillimit të pjesës së tij më të thellë.

Ekzistojnë shërbime të specializuara brenda tij të cilat veprojnë në mënyrë aq të fshehtë sa që kurr nuk takohen me klientët.

Pagesa kryhet me anë të bitcoin dhe çmimet janë marramendëse.


Anjë informatë nuk është e sigurt nga korporatat e tilla të cilat veprojnë në fhehtësi të plotë, shumë e kuptueshme që nëse krimi kibernetik i kësaj shkalle është tashmë standard ditor botrorë nuk ka më grup të organizuar kriminal  ose grup mafie të fuqishëm i cili nuk ka kibernist the IT specialist  të punësuar.

Nëse është e mundur që para, identitete, informata dhe pronësi të vidhen e modifikohen, çfarë është e sigurt në këtë shekull ??




Dhe jo vetëm kaq, sulmi i fundit në gjermani nga gjermano-Iraniani Ali Sonboly i cili morri jetët e 9 personave 4 nga ata nën moshën 15 vjeç armën e tij e kishte porositur në njërin nga shumë “lokalet” e darknetit.

Deepwebi me darknetin përfshijnë tashmë mbi 97% të internetit.




Faqet e dukshme në google dhe makina kërkuese të ngjashme janë më pak se 3%.
Ta mendojë për pak, më pak se 3% janë ato miliarda faqe në të cilat kemi akses direkt.

Thellësia e internetit është tashmë gati e barabartë me atë të shpikësve të tij, nejrëzve dhe gjithashtu errësira e kësaj thellësie është e dukshme çka reflekton ende më tepër natyrën njerëzore.

Shpesh nëse errësira sillet mbi elementin e errët i verbëron.

Deepwebi çuditërisht nuk ka vetëm shërbime të natyrës negative brenda vehtes, përmbajtja dhe qëllimi i shumë korporatave që veprojnë nëpërmes tij janë e kundërta e ligësisë(edhe pse çmimet e tyre mund të na bëjnë të mendojmë të kundërtën...).

Që nga fillet e njerëzimti ka ekzistuar konkurenca në mes të farkëtarit të shpatave dhe zejtarit të shpatave që pastaj evoluoi në konkurencën në mes fabrikës së armëve të zjarrit dhe prodhuesve të jelekut anti-predhë e deri tek fabrikeusi i aeroplanëve dhe prodhuesi i kundër-ajrorëve.

Për secilin hacker ekzistojnë counter-hacker më të panjohurit e më të rrezikshmit nga të cilët “jetojnë” pikërisht në darknet, por mos të harrojmë që shpesh edhe prodhuesi i shpatave dhe zejtari i mburojave bashkpunonin...

Mos t`i lëmë asgjë rastësisë, se tashmë ajo s`ekziston më.

Informatat tona janë të vlefshme për të tjerët, dhe mund të jenë rrezik i madh për ne nëse nuk arrijmë t`i mbrojmë.

Një thënje shekullore shtjellon:” Çka unë s`di s`do më nxijë”, Dhe kjo po që funksiononte shekuj më parë kur bota ishte e stërmadhe por sot vlenë:” Çka unë s`di s`do më shkrijë.”.

Të mbrojmë vehten është detyrë e gjithsecilit tashmë dhe jo nevojë. Jeta në shekullin 21 është tashmë mbijetesë dhe mëshira është e pakët mos t`ia lejojë vehtes të dëmtohemi apo edhe të bëhemi viktimë për shkak të saj.

Besimi është i mirë vetëm kur ekziston kontrolli.


Shkruan: Lorenc Berisha, konsulent privat sigurie.

No comments:

Post a Comment