Saturday, August 13, 2016

Vigjilencë: Uniforma civile

Mirëmbrëma, jemi policia. PShht!... Rri i qetë...


Gati të gjithë e kemi përjetuar ndjenjën kur janë afër, sillen por nuk vërehen të gjithë që janë prezent e me vehtën themi, ku janë të tjerët s`mund të jetë vetë?

Policët në detyrë të fshehtë “under-cover”, agjentët e fshehtë të intelegjencës apo edhe detektivët privat që në zhargonin tonë të përditshëm kanë marrë emërtimin “Civila” janë jo vetëm masë për luftimin e elementit kriminal por edhe mjeti më i fuqishëm preventiv sepse atë që s`e sheh s`mund t`i ikësh e lëre më ta luftosh.

Por nuk majfton veshja me rroba të zakonshme civile, ekzistojnë disa kritere të cilat duhen plotësuar në mënyrë që të ekzistoj gatishmëria taktike:

1. Një apo dy numra më lartë


Situatat e largimit, tërheqjes dhe përleshjes me elementin kriminal kërkojnë shlirësi në lëvizje të cilat rrobat shumë të ngushta nuk e lejojnë dot(përpos tek femrat nëse kanë rroba të shkurtra apo leggings).

Rroba të zakonshme por më numër më të madh(apo edhe dy) se madhësia normale lejojnë:

1. Vrapim më të shlirë në zona urbane të ngushta e gjithashtu lëvizje të lirë

2. Fshehje të pajisjeve që ke me vehte, nuk do vërehen kur janë në xhepa apo fotrolla

3. Pamje të thjeshtë dhe jo zyrtare, lejon kamuflim

4. Në raste të sulmit mund të largohesh nga rrobat p.sh. nga xhaketa

5. Pajisjet mund t`i nxerrësh dhe kthesh në vend më lehtë


2.  Ka edhe fshehje të dukshme



Në shkencat ligjore dhe ato të sigurisë ekzistojnë termet: 

OC= Official cover

NOC= Non-official cover.

Mbulesa OC përdoret kur elementet që veprojnë kundër dukurive kriminale janë të veshur si zyrtarë, dhe nuk dallohen në dukje nga politikanët, ekonomistët e të tjerë që përdorin kostum dhe kravatë kjo vlenë sidomos tek hetuesit e lartë që janë në pozita udhëheqëse dh agjentët e intelegjencës që infiltrohen në vende ku kjo veshje është standarde pra në vende siç janë bankat, minsitritë apo ambasadat.

Mbulesa NOC është pikërisht ajo për të cilën nevojiten rrobat e lartë përmendura. 

Fleksibiliteti i lejuar nga këto të fundit ofron kamuflim në një mori situatash të cilat janë të panumërta, mund të shtirresh si klient në barnatore, shofer taksie apo edhe person i varfër që lustron këpucë në rrugë.


A) Gjerësia në zonën e nënsqetullave lejon lëvizje të lirë të krahëve

B) Gjerëria në mes të shpatullave lejon përdorimin e lehtë të pajisjeve

C) Xhepat e gjerë lejojnë fshehje të lehtë të pajisjeve

D) Numri më i madh sidomos në zonën e nyjeve lejon lëvizje më të lehtë

E) Këpucë të lehta dhe të qëndrueshme pa ngritje të madhe lehtësojnë vrapin

Rripi duhet të jetë me mbyllje të plotë, jo me kapëse të shlirë sepse rrezikojmë të hapet atë herë kur nuk duhej të hapej


Në mënyrë që të kenë efekt të gjitha këto, ato duhet të kenë përshtatshmëri me personin që i bartë prandaj:

   1. Të mos jenë të papërshtatshme për karakterin personal sepse do të jetë e dyshimtë për ata që na njohin

   2. Të kenë mjaftueshëm xhepa dhe hapsira

   3. Të mos ndalojnë lëvizjen në asnjë drejtim

   4. Rripi i pantollonave të jetë me mbyllje të plotë

   5. Këpucët të jenë të përshtatshme për ecje në secilin teren (sidomos të mos kenë taka)



6. Gjithnjë pajisjet duhet të qëndrojnë në vendet e njejta, nëse ndërrohen vendet për shkak të memories muskulore që ka trupi i njeriut duart prap do të shkojnë aty ku janë mësuar të gjejnë pajisjen edhe nëse me vetëdije i kemi ndërruar vendin

3. Përvoja flet



Pjestarë nga industria e sigurisë me përvojë të madhe të cilët diturinë e marrë nga jeta e kanë hedhur në internet në mënyrë që shoqëria të jetë më e përgatitur, kanë dhënë këshilla për veshjen dhe sjelljen e sigurtë gjithandej globit. 

Me disa nga ata të cilët veprojnë në republikën e Kosovës gjatë bisedave kam hasur në një profesionalizëm ekstrem sa i përket qasjes në sjellje dhe veshje të përshtatshme për këtë lëmi, prandaj...

Ish konamdanti i njësisë së hetimeve për krime të rënda në New York, Vernon Gebert thekson:
“Rrobat e zyreve, shpesh na ngadalësonin. 
Dukeshim të dyshimt! E thejshtë fare, çfarë dreqin kërkjnë ata të veshur me kostum në një ndërtesë të braktisur nga banorët e me plot drogaxhinjë brenda? 

Ish hetuesi i avarive të trafikut në po këtë qytet, James Nuciforo i cili tani është këshilltarë për seriale me tema policore siç është “Law&Order” thot: “Gjithnjë kur blija një xhaketë të re, së pari provoja a ka vend lëvizje në mes shpatullave që t`i sjellë krahët shlirë para në mënyrë që mund të drejtoj pistoletën më lehtë.”

Në serialin “Sherlock” aktorja Lara Pulver në rolin e Irene Adler tha një shprehje e cila i pështatet të gjitha mbulesave dhe fshehjeve e identitetit nëpërmes veshjes: ”E di problemin e përgjithshëm të fshehjes Zotëri Holmes? Pavarësisht sa mundohesh, veshja jote gjithnjë do të jetë portret i vehtes tënde.”

Nëse njëherazi mbajmë rroba të cilat kurr më herët nuk i kemi përdorur(dhe njëkohësisht endemi me makinë natën vonë në lagje ku nuk banojmë), elementi kriminal do e vërejë dhe do të ik nga ne paraprakisht, e nëse nuk e bënë këtë do të na përndjek. 

Duhet të kemi kujdes që nga gjahtari të mos shëndërrohemi në gjah.


Hetuesi i Policisë së Kosovës dhe koordinator i njësisë hetimore për krimet financiare Shemsi Igrishta gjithnjë thekson se:
”Afërsia dhe njerëzia sjellin rezultatet më të mira në informatë”, por gjithashtu duke e përsëritur shpesh madje thot edhe se “Çka piqet vështirë hiqet”.

Sjellja e rëndë dhe vigjilenca e ulët shkaktojnë kompromentimin, pra zbulim gjë që mund të na rrezikoj jo vetëm detyrën për atë kohë por jetën në tërësi.

Duke u bazuar në ngjarjen e beerfestit e cila është ende e freskët mund të vërejmë probleme ekstreme në vigjilencën e shoqërisë sonë. 

Që të gjithë ndihemi rehat por kur vie momenti i momenteve nuk jemi në gjendje ta menaxhojmë stresin tonë e madje edhe rrezikojmë të tjerët rreth nesh siç edhe ishte pikërisht ky rast.

Jo vetëm që u lënduan njerëz, por edhe rrobat aty i lanë duke vrapuar në panikë, përpos përgatitjes fizike e domosdoshme është edhe ajo mendore.

Parandalimi është më i mirë se mjekimi. Gjithnjë, gjithmonë. përherë.

Duhet të shtojmë se rrobat me përmbajtje të madhe metalike, mund të tërheqin rrymën dhe janë të papërshtatshme sidomos në lagjet e republikës së Kosovës ku ka kabllo elektrike të pa stabilizuara me gomë, dhe të dalura nga muri.

Këpucët me take të larta jo vetëm që janë pengesë në ecje e vrapim por edhe rrezikues jete nëse tentohet vrapi me to. Ka kaluar koha e tyre, nuk do të dukeni më mirë se që jeni vetëm sepse i mbathni.

Jeta është e shkrutër t`ia marrim pjesën më të mirë.

Të jemi të vëmendshëm, të sjellshëm e në dukje të përgatitur për një takim me shokët, kolegët apo partnerin e lidhjes e njëkohësisht të jemi të gatshëm të veprojmë në rast rreziku.


Shekulli i 21-të ka shpejtësi marramendëse sidomos në dukuritë negative. Ai nuk falë...

Shkruan: Lorenc Berisha, konsulent privat sigurie

No comments:

Post a Comment