Monday, August 8, 2016

Vetëmbrojtje: Ndihma e parë



Nëse të duhet ndonjëherë një dorë ndihme,ajo është në fund të krahut tënd.Teksa moshohesh,mbaje mend,ti e ke një dorë tjetër:E para është ta ndihmosh vetën,e dyta t’i ndihmosh të tjerët-Odri Hepbërn

Çdo ditë e më shumë po thellohet stresi dhe rritja enome e traumave,që kërkon ndërmarrjen e masave paraprake dhe të jemi aktor të drejtpërdrejtë në përzgjedhjen e rasteve stresogjene.

Nga kodi etik jemi të ftuar të  gjithë në çdo rast të ofrojmë ndihmën e parë bazike dhe të reagojmë kudo që gjendemi:në rrugë,shtëpi,banesë,aeroplan,anije etj.

Shpëtimtar mund të jetë çdo përson me potencial fizik,psikik,i aftë të njohë nevojat e dobishme të ndihmës së parë,të jetë i qetë, i matur,i vetëdijshëm,këmbngulës dhe i shkathët.
Çdo veprim që merret me qëllim shpëtimi të jetës mbrenda 10 minutave të artë,konsiderohet si ndihmë e parë.

Ndihma e parë fillon me përdorimin e rregullave sipas alfabetit të dhënjes së ndihmës (A,B,C,…)dhe ajo duhet të jetë e shpejtë dhe cilësore.

Masat themelore që duhet të ndërmerren gjatë dhënjes së ndihmës së parë janë:

·Largimi i personit nga vend i lënduar 

· Trajtimi i plagës dhe vlerësimi i shenjave vitale
· Transporti deri në qendrën emergjente

Fillimisht shenjat vitale janë ato që tregojnë gjendjen paraprake të përsonit në fjalë,ku përfshihen (niveli i vetëdijes,pulsi i zemrës,shtypja e gjakut,temperatura dhe frymëmarrja).
Ndërprerja e frymëmarrjes shfaqet pas ndërprerjes akute të punës së zemrës,ku frymëmarrja bëhet e zhurmëshme dhe lëvizjet e krahrorit janë të rralla.

Shpesh herë ndodhë që shpëtimtari i pa përvojë gjendjen agonale e vlerëson si frymëmarrje normale,kështu i zvogëlon shancet për reaminim.

Ekzistojnë shkatar të ndryshëm të mbylljes së rrugëve të frymëmarrjes si: gjuha, trupat e huaj(ushqimi,kocka,lodra)dhe aspirimi i masave të ndryshme(të vjellat,gjaku,sekrecioni etj).

Në këto raste fillimisht i lënduari vendoset shtrirë në kurriz ku happen rrugët e frymëmarrjes me dy gishtërinjë(tregues dhe të mesit) të njërës dorë,nga poshtë mjekrrës,dhe dora tjetër,vihet mbi ballë për t’ia shtyr kokën pas.

Këndi i vendosjes së trupit duhet te jetë 90 gradë.

Hapi tjetër është të matet pulsi i zemrës tek arteria kardiake në qaf,që brenda një(1) minuti të jenë 60-80 rrahje.

Nëse këto vlera nuk janë në rregullë atëherë fillon dhënja e frymëmarrjes artificiale(gojë me gojë apo gojë me hundë)dhe kompresioni kardiak ku pëllëmba e shuplakës së dorës duhet të vendoset në pjesën e sipërme të barkut,në mes kërrthizës dhe kafazit të krahrorit.Për çdo 15 shtypje jepen 2 frymëmarrje.

Pasi viktimës i stabilizohen shenjat vitale atëherë shikohet se a ka plagë(valnus) në trup, të cilat mund të jenë:

1.Plagë të mbyllura (tronditjet dhe shtypjet)-të cilt shkaktohen nga trupat jo të mprehtë.

2.Plagë të hapura –të cilat shkaktohen nga trupat e mprehtë,armë zjarri etj.

Plagët pasohen me gjakderdhje të mbrendshme apo të jashtme të cilat mund të jenë:arteriale,venoze apo kapilare.

Pas çdo gjakosje paraqiten disa simptoma klinike si: 
zbehje e fytyrës,lëkurës,mukozave,cianoza,maviosja e gishtërinjëve të duarve,lëkura e mbuluar me djersë,frymëmarrje e shpejtuar dhe puls i dobët i zemrës.

Në vendet e plagosjeve si ndihmë e parë fillimisht largohen rrobat që plaga të mbrohet nga infeksioni,dhe pastaj duhet mbuluar me gaze sterile apo ndonjë shami sterilizuese.

Disa nga metodat e ndërprerjes së gjakderdhjes janë:

1.Kompresioni digjital-është metodë e cila mbështetet në perdorimin e gishtave të duarve për të bërë kompresion në vendin e lënduar duke shtypur enët e gjakut në drejtim të ashtit.Kjo metodë aplikohet kur i lënduari humb sasi të madhe të gjakut për kohë të shkurtër.

2.Metoda e konstrikcionit-bazohet me ndërprerjen e gjakderdhjes për një kohë më të gjatë,dhe realizohet duke mbuluar plagën me gazë sterile dhe mbi të vendosen tërthorazi objekte që bëjnë shtypje.

3.Metoda e improvizuar të konstruksionit-kjo metodë përdoret tek gjakderdhjet e shprehura tek arteriet e mëdha,të cilat ndalen me anë të hiperfleksionit të ekstremitetit.


Përveq këtyre ekzistojnë edhe metoda tjera për t’iu dalur në ndihmë njerzëve,jeta e të cilëve është në rrezik duke përfshirë edhe vetën.Prandaj kudo që jeni mos hezitoni të ndihmoni sepse askush nuk është bërë i varfër duke dhënë.


Shkruan: Diana Hashani, studente e mjeksisë

No comments:

Post a Comment