Thursday, August 18, 2016

MISTERET



Një përshkrim i shkurtër.


Në shumë aspekte, në botë kemi mistere të ndryshme në raste të shumta kur këto mistere fshihen si një prapavijë e njerëzimit duke lënë gjurmë po ashtu jo të mira për ne në raste të caktuara. Po, pikërisht po flas për misteret policore; mistere të shkaktuara nga vetë njerëzit.

Mister quajmë një ngjarje e shkaktuar nga diçka apo dikush, (në raste më të mëdha nga vetë njerëzit), që lë "pasoja" enigmatike për prespetkivën e njerëzve jashta asaj ngarjeje. 

Mister quajmë po ashtu, në fjalë më të spikatura, një lloj të veçantë që rrjedhë nga fanatizmi i Kriminalistikës. 

Kur ndëgjojmë fjalën 'Mister', zakonisht na shkon mendja edhe tek "Kriminalistika". Pse janë të lidhura? Sepse zakonisht misteret kanë vend në ligje e polici. 



Policia apo më mirë të themi ligji, merret me misterin. Misteret shkaktohen, fjala në ligj, nga njerëz, që zakonisht shpallen si të sëmurë mentalisht, duke vepruar në mënyrë siç e quajmë ne krejtë "ç'njerëzore", si për shembull, kur dikush vritet përnjëherë nga dikush tjetër dhe ky i fundit ikën nga vendi i ngjarjes dhe policia përfshihet për zbardhjen e rastit, shpallet si një mister edhe motivi i sulmit apo krimit.

Llojet e mistereve dallojnë dhe varen nga vetë situata.
Si për ta kuptuar më në detajisht misterin për sot kam përzgjedhur një libër nga Agatha Christie, e cila është e njohur për librat e saj plot mistere, krim, dhe që të lënë pa frymë në kuptimin e plotë të mirë të fjalës. Libri titullohet: 'Vrasja e RoxherAckroyd' -it, mbasi edhe vetë e kam lexuar. Do thonit pse e zgjodha pikërisht këtë libër. Epo nuk mund t'i ikim temës, apo jo?

E veçanta e librit qëndron në faktin, (gjithmonë sipas perspektivës sime), se ka të bëjë me një sërë emocionesh që libri dërgon tek lexuesi drejtëpërdrejtë e cila mund të vërehet gjatë leximit teksa ti me zorr pret të dish se çfarë do ndodhi në rreshtin e ardhshëm e lëre më, të mos flasim për, kapitullin e ardhshëm. Libri është i shkruar në mënyrë kaq delikate dhe kaq e thjeshtë për ta kuptuar por kaq me mistere duke bërë lëmsh kokën e lexuesit.

Roxheri, një i pasur, vdes në një natë papritmas dhe në një mënyrë të mistershme, atëherë ku pothuajse e gjithë familja ishte mbledhur për në darkë. Ai vdes në dhomën e tij të punës mbas darkës ku kërkoi të qëndronte vetëm mbasi kishte biseduar me James Shapperd, protagonisti i librit. Mbas ca orësh bie lajmi se ai veçse kishte vdekur. Në fillim dëshmitarët ishin të hutuar po aq sa ishin të gjithë të dyshuar. 

David Suchet në rolin Hercul Poirot

Çdo kush e donte pasurinë e tij apo jo? Dhe çdo kush kishte mundur ta vriste. Por kush? Libri tërë kohën tregohet nga një doktor i ri, James Sheppard, që ishte mik me Roxherin. Ai tregon të gjithë ngjarjen se kush mund të ishte i dyshuar. Mistere gjithandej. Sa dilte një i dyshuar përfundimtar rruga e James dhe Hercules Poirot, detektiv dhe njëherazi mik i mirë i Roxherit, i shpinin tek një i dyshuar prapë tjetër. 

Në fund hulumtuesi i famshëm, deri sa kishte bërë gati të gjitha hulumtimet e tija, thërret të gjithë familjarët e të afërmit duke i'a përplasur në fytyrë të vërtetat. James që tregontengjarjen qëndronte afër hulumtuesit si një mik i mirë dhe ndihmonte për të zbardhur çështjen. Por sipas hulumtuesit apo agjentit Poirot askush nga familja e tij nuk ishte i dyshuar. Ishte dikush tjetër që atë natë kishte ditur se çka Roxheri kishte dashur prej tij. 

Atë që e kishte thirrur atë natë për të biseduar dhe kur doli nga dhoma e tijkur nisi të shkonte në shtëpi ngjarja apo krimi veçse ishte kryer. Agjenti Poirot nxorri të gjithë jashtë përpos James Sheppard -it, doktorin e njohur. I'u drejtua atij dhe i tha se ai ishte vrasësi. Ai s'kishte më nga t'ia bante dhe e pranoi fajin para tij. 

Poirot i tha se të nesërmen të dhënat do të dorëzoheshin në polici, kështut që kur Sheppard ishte në shtëpi shkroi një letër ku e pranoi fajin e pastaj bëri vetëvrasje.

Kjo ishte veç një përshkrim tejet i shkurtër, por po u'a lë juve ta lexoni e ta zbuloni bukurinë e librit.
A nuk i'u thashë se nuk po dilja nga tema e përgjithshme? 

A nuk ishte kjo një mister me plotë kuptimin e fjalës? 

Kështu pra, i/e nderuar/a lexues/e, thelbi i gjithë kësaj se çfarë kam shkruar (edhe pse besoj nuk ishte aq e gjatë) është se misteri ka të bëjë me dijen e njeriut. Sa do që njeriu është në gjendje të bëjë diçka të mirë po ashtu është edhe për të keqen. 

Mistere nuk formonte vetëm natyra me anë të së cilës me vetëveten formon pyetje pa përgjigje konkrrete për kohën apo epokën e caktuar, si përshembull: A egzistojnë Alienët? Kjo po që është misterioze.*

*Por nuk duam të flasim për mistere marramendëse të këtij lloji. Gjithçka çka ceket këtu ka të bëjë më shumë me ato me çka ne jemi të njohur më shumë.

Shkruan: Besian Xhemajli, student letërsie


No comments:

Post a Comment