Monday, August 29, 2016

Vrasës serik



Duke marrë parasysh detajet e krimit, që në botën e ligjit janë të shumta, kemi të bëjmë me secilën degëz të kësaj peme gjigande. Po i ndajmë në kategori të ndryshme, njëra nga to është kategoria e krimeve të rënda. 

Prapë edhe kjo degëzohet e po marrë sot degën e Vrasjeve Serike.

Siç thashë kjo manifestohet me ngjarje të ndryshme që pavarësisht kohës e rrethanave na shpie po në të njëjtin mendim ku shumica mendojnë; pra, tmerrin. 
Pse tmerr? Tmerr sepse kur themi: "Vrasës Serik", e kemi mendjen tek një ngjarje tejet të frikshme ose një film horror tejet të gllabëruar nga ferri. 
Ferri në sytë tanë real. 
Imagjinoje sikur të ishe diku në një lëndinë me plotë misër të thatë e të gjatë nën dritën e hënës së plotë ku reflekton dritën e diellit në rrugët e boshatisura nga njerëzit. Je krejtë i/e vetëm/vetme, i/e tmerruar se si ke mbërritur deri atje. 
Mos e ndoqe një mace të zezë apo diçka e tillë? Gjithsesi, papritmas ndëgjon zhurmën e ca misrave nga larg teksa kërcasin sepse janë po aq të thata. Ajo natë Tetori fillim-vjeshte po të tmerron. 
Bufi diku lëshon zëra alarmuese gjersa edhe korbat e zinj ngriten lartë. Të trembura apo gati të përfaqësojnë një njeri i luajtur nga mendtë teksa të afrohet e një Zot e di se ç'ka në plan. Shumë shpejtë e gjen vetën të rrethuar nga ndjersët e frikës dhe shpejtë zemra jote fillon e rrah. Nuk ke nga i'a mbanë sepse po ai është më i shkathët se ti. 
Po pse? Sepse ka armë me vete? Kështu e përfytyrojmë vrasësin serik? Ai afrohet, ti tashmë je përballë vdekjes. Një fytyrë njerëzore që duket engjëllore por në të vërtetë vrasja e mbanë gjallë atë.

Mund të bëjmë ditë e natë pyetje se pse këta njerëz janë të prirur të vrasin pa i'u trembur syri. Mund të themi veçse janë të lajthitur fare.



Në sytë e mi letrat dua të vendos përsëri një libër që e kam lexuar vetë në mënyrë që të kuptojmë më në detajisht Vrasësin Serik. Dean Koontz autori i bestseller-ëve sipas gazetës New York Times. Ai shkruan libra tmerrësisht të frikshëm totalisht horror, që të lënë pa frymë. I lumtë si nuk trembet gjersa shkruan. Por poenta e kësaj është vetë libri. Kam përzgjedhur librin "Intensity" e përkthyer në shqip në botimet tona si "Vajzat Misterioze".

Chyna është një vajzë e re 25 vjeçare. Ajo ishte lindur nga një nënë prostitutë prandaj edhe qe pothuajse e vetme në këtë botë të quajtur realitet. Shoqja e saj më e ngushtë ishte Laura, duke ditur se të gjithë e dinin se bija e çfarë nëne ishte nuk i afrohej askush, por jo edhe shoqja e saj. Ajo ishte gjithçka për të. Kur libri fillon, tregon jetën shkurtimisht të protagonistes pastaj vazhdon duke e nisur ngjarjen në temën kryesore. Edhe këtë libër besomni se do e lexoni me një frymë. Shoqja e saj një ditë e thërret për në darkë madje edhe të qëndronte me të atë natë. 
Kur mbërrijnë në shtëpinë e shoqes së saj Laura, Chyna, në muzgun e ditës sheh një siluetë të frikshme të një njeriut, ngase shtëpia shtrihej në mes të një fushe e në periferi të qytetit, ajo filloi të frikësohej. E pyet edhe të shoqen por ajo e injoron kategorikisht duke i thënë se s'ishte asgjë. Koontz natyrën e paraqet shumë të errët dhe e gatshme të puçet me tmerrin që njeriu sigurisht nuk mund ta duroj dot.



Kur më në fund mbërriti mbrëmja dhe të gjithë ranë në gjumë, vrasësi serik hidhet në sulm. Ai vret nënën dhe babain e Laurës. Nënën në dush e gjitha e gjakosur kurse babin e saj po ashtu në banjon e tyre. Laurën e rrah dhe e përdhunon. Chyna ndëgjon ca zhurma dhe fshihet nën shtrat. 
Vrasësi serik i cili në libër emri i tij është Edgler Vess, kishte filluar "karrierën" e tij vrastare që kur ishte 9 vjeç, atëherë kur prindërit e tij e kishin qortuar sepse ai po ngacmonte një breshkë. I kishte djegur që të dy por çështja kishte kaluar duke thënë se ishte e paqëllimshme. 
Vazhdon të jetoj me gjyshen e tij por mbas dy vitesh asaj i ngul thikën ngase sheh banjon e tij të pa pastruar mirë, e për këtë kishte faj ajo. Dërgohet në spitalin mendor ku edhe më pas lirohet sërish duke u adoptuar nga prindër të rinj. Për fat të keq edhe prindërit e adoptuar kishin fat të njëjtë me prindërit biologjik.

Chyna duke qenë se ishte e maltretuar nga nëna e saj edhe tani mbas përfundimit të plotë të shkollës ishte ende me trauma. Gjithsesi dinte ta përdorte armën.

Gjersa Edgler tejkalon dhomën e saj, duke mos ditur që Chyna ishte e përfshirë në mes të kësaj katrahure, ajo ngritet dhe sheh ngjarjen brutale që kishte ndodhur. E vënë re edhe Edgler -in teksa hante një merimangë. 
Po, merimangë. Laura ishte ende gjallë kur ajo i'u afrua. Por e dinte se nuk do mund të mbijetonte për shumë gjatë. Duke u fshehur nga Edgler-i, Chyna gjithsesi e ndjek. Ai merr Laurën dhe e vendos në kamionçinën e tij. 
Chyna disi arrin të hip në të dhe fshihet pas. Në atë dhomë-makineje gjenë Laurën e shtrirë. Gjatë atij udhëtimi deri sa ai ndalon tek një stacion gazi Laura vdes. Chyna tmerrohet kur hap një nga dollapet dhe që aty del një djalë i ri me gojën e qepur për së gjalli. Ajo ik nga makina, dhe fshihet diku mes marketit të stacionit të gazit. Edgler mbyt po ashtu edhe punjonësit që punonin në turnin e natës.



Kur Edgler niset, Chyna e ndjek me një makinë tjetër ku edhe ai e zbulon por e lë të vazhdoj duke parë se ç'është Chyna në gjendje të bëjë. Ajo arrin edhe në shtëpinë e tij ku për fat të keq kapet dhe lidhet me zingjir. 
Tashmë Chynas i ka mbetur vetëm një gjë për të përfunduar. Ajo tashmë e di se në bodrum gjendet një adoleshente e burgosur nga Edgler gati një vit. Ajo duhet ta shpëtoj atë por hidhet pa ndjenja në dysheme e lidhur për karrige. Të nesërmen Edgler duhet nisur për në punë prandaj dhe Chyna mundohet ta shfrytëzoj kohën që e kishte në favor të saj. 
Me shumë mund duke e përplasur karrigen nga murri mundet të lirohet e ta liron edhe Arielin, vajzën e keqtrajtuar. Ato dalin po ashtu me mund duke i'u ikur qenëve të mirë-trajtuar nga ai. Ato gjejnë një makinë policie dhe një sherif del nga makina, por ishin të habitura kur kuptojnë se sherifi qe dora vetë Edgler -i vrasësi serik. Chyna tenton ta mbysë atë por ai reziston çdo gjëje por jo edhe benzinës që merr flakë mbi trupin e tij. 
Ai digjet në mes të rrugës së shkretuar. Chyna dhe Ariel shpëtojnë. Ariel ende është me traumat e freskëta sepse familja e saj u vra përpara syve të saj. Ariel ishte Chyna në një farë mënyre, të paktën ashtu mendonte Chyna. Mbas disa muajsh Chyna e adopton Arielin dhe kështu ato vazhdojnë të jetojnë.

Libri faktikisht flet për diçka jo të trrilluar sepse në një farë mënyrë këso lloj ngjarjesh ndodhin pothuajse çdo ditë, dhe ju kërkoj juve të bëni kujdes...

Kjo po që ishte edhe një arsye tjetër për të mos shmanguar fjalën "i/e varuar". 
Pse, mund të pyesni ju. Sepse, edhe Vrasësit Serik, mendoj unë, janë të varur për të vrarë. Ata kënaqen duke parë mizori në sytë e tyre pa asnjë dhimbje ashtu si ata që janë të varur nga droga. Diçka nga jashtë, zakonisht në këto raste, e keqe, i prekë dhe ata si pasojë e kësaj përqafohen me atë të keqe duke krijuar një metamorfozë në qenien e shpirtin e tyre. 
Zakonisht vrasësit serik nuk kanë një të shkuar të mirë, por as Chyna s'kishte, por ajo zgjodhi të ishte e mirë. Ose ajo fjala që thotë: "Nuk kam takuar asnjë shkrimtarë me një të shkuar të ndritshme". Kjo do të thotë se vetë ne e zgjedhim fatin tonë. 



Të jesh hetues mbi çështjet si kjo e Edgler -it nuk është edhe aq e lehtë. 
Duhet shumë punë. Duke filluar nga policia, gjyqësia, detektivët, forcat e armatosura, etj... Këta njerëz përbëjnë rrezik për shoqërinë prandaj edhe duhet të drejtojmë gishtin mbi këto çështje, për të zbardhur krimet e tilla.

Edhe ky artikull ishte tejet e shkurtër por me shpresën që sa do pak të mësojmë nga këto tema sa do të shkurtra të jenë.


Shkruan: Besian Xhemajli, student letërsie

No comments:

Post a Comment