Vigjilencë: Të pijmë një kafe...
Në të gjithë botën, ka aktivitete rekreacionale të cilat njerëzit i bëjnë në kohën e lirë. Tek ne qëndrimi nëpër lokale është jo vetëm aktivitet rekreacional, por gjithashtu edhe kryesori aktivitet zbavitës për shumë pjestarë të shoqërisë sonë.
Duke ditur se parashikimi i sakt është gati i pamundur kurr nuk mund t`a dijmë se a ka rrezik afër apo jo, por ka mënyra të cilat na e mundësojnë të vërejmë atë para se të afrohet duke shpresuar që të kemi kohë t`i kundëpërgjigjemi apo të largohemi.
Këto teknika përdoren si teori e taktika standarde veprimi nga shumë individ të kyçur në industrinë e sigurisë për vite me rradhë që nga vitet `70 të shekullit të kaluar dhe ende tregojnë rezultate pozitive për përdoruesin e tyre, kuptohet nëse i përdorë me profesionalizëm sepese zgjidhje magjike ndaj problemeve e sidomos ndaj problemeve të shekulli 21 nuk ka, prandaj që nga momenti që del nga shtëpia apo kudo tjetër e gjithashtu kudo që hyn, vëzhgo! Ji vigjilent në çdo kohë, e sidomos përcill pjesën nga ku domosdoshmërisht hyn(kuptohet nëse nuk hyn për të shkelur ligjin...)
Dera
Statistikat e ushtrive të koalicionit dhe firmave private që operojnë në konfliktet e tanishme në misione anti-terror dhe anti-pirateri tregojnë se mbi 76% e sulmeve kur kryhen në zonë publike qoftë lokal, shesh apo lagje banimi fillojnë nga hyrja më e lehtë duke u vendosur lëshuar në qendër.
Diagram i dy perskeptivave të së njejtës pjesë të qytetit të Prishtinës, kjo zonë ka tejet shumë qarkullim përgjatë ditës. Shigjetat e kuqe shënojnë pikërisht hyrjen më të lehtë.
Për vërejtjen dhe parandalimin e këtyre ngjarjeve, kemi dy pika kyçe që janë rrathët e sigurisë, dhe shkallët e vigjilencës.
Rrathët e sigurisë, bazohen në taktikën ushtarake të "mbrojtjes shtresore", e cila forcon vëzhgimin në rrethin më të jashtëm, duke e shtrënguar sigurinë fizike rrethin më të brendshëm.
Shkallët e vigjilencës, u krijuan nga koloneli Jeff Cooper i cili është përgjegjës për krijimin e shumicës së mënyrave të operimit në industrinë e sigurisë. Ai i bazoi ato në ngjyra të cilat ndjellin ndjenja të ndryshme në bazën psikologjike njerëzore.
E bardhë: Gjendje e plotë qetësie, pa koncentrim përreth p.sh. duke ecur rrugës me ndëgjuese në vesh duke dëgjaur muzikë
E verdhë: Gjendje pjesërisht e koncentruar, parandjenjë apo vërejtje e rrezikut
E portokalltë: Afrimi i rrezikut, gjendje përgatitje para përleshjeje
E kuqe: Gjendje përleshjeje
Në mënyrë që të mund të koncentrohemi në derë, në mënyrë që të vërejmë aktivitete të dyshimta para lokalit, asnjëherë nuk duhet t`ia kthejmë shpinën derës, dhe sidomos asnjëherë nuk duhet të ulemi në zonën qëndrore të lokalit.
Me vija të kuqe është shënaur drejtimi ku sytë tanë duhet të kthehen më shpesh
Shpesh sulmet e tilla ndodhin me informim nga ndokush i cili është aty prandaj ka gjithnjë diçka që e bënë një qenje njerëzore të flet, edhe nëse nuk del asnjë zë nga ai...
Sytë
Pamje e zonës së lëvizjes së syrit në gropëz(rrathët e kuq), gjatë shtimit të adrenalinës në organizëm.
Mbi 70% e komunikimit ndërprsonal kryhet në mënyrën jo-verbale, pra me anë të gjestikës. Sado i qetë të jetë një person para momenteve të veprave të "rënda", sytë nuk do t`i ketë të qetë dhe të barazuar, gjë që do të sjellë edhe veprime të tjera subkoshiente(të ndërdijes) tek ai, siç janë lëzivjet e pakontrolluara të gjymtyrëve e sidomso dridhja e duarve dhe e folura e shpejtë në telefon, faktorë këta të fundit që nënkuptojnë stres të madh,
por stresi si mekanizëm mbrojtës mbijetese i rrënjosur thellë në psiqikën nejrëzore e bënë një person të stresuar tejet vigjilent për rreziqe të afërta që për ne do të thotë kujdes...
Qëndrimin
Pjestarë të Secret Service-it amerikan, vëreni pozitë e tyre të relaksuar trupore, por vigjilencën në sytë e tyre.
Nuk majfton vetëm të jemi vigjilent, por duhet edhe ta luajmë rolin e hetuesit, agjentit apo detektivit privat kur dalim për një pije. E përbashkëta e tyre është se bëhen të padukshëm edhe aty ku shihen.
Qëndrimi i trupit të një elementi potencialisht kriminal tregon shumë për të, por edhe i yni tregon shumë për ne.
Një thënje e vjetër ushtarake kineze thot: Kur armiku është në rrezen e shigjetës tënde, edhe ti je në pozitën e njejtë si ai.
Kurrën e kurës nuk duhet të mbesim të koncentruar në një person i cili nuk ëshjë i ulur bashk me ne, se jo vetëm që ngjallë dyshime për elementin kriminal por ndoshta mund edhe vet të dukemi të dyshimt.
Qetësia është qelësi, pra...
Mos u vërejë!
Mos bëj sjellje sikur je në mision sekret(sidomos nëse je në një të tillë). Kur vëzhgon jashtë lokalit derën, asnjëherë mos u koncentro gjatë në një pikë të njejtë, vlenë rregulli 3 sekondësh.
Mjatsonë kaq kohë që të përpunoj truri një pamje të qartë të një objekti apo personi, më gjatë dhe rrezikon të vërehesh, e madje edhe shikimi i një objekti të lëvizshëm për më tepër kohë, e modifikon pamjen reale, psh mund të harrojmë ngjyrën që kishte qanta e quditshme e atij kalimtarit. Sikur edhe në çdo gjë tjetër, kurr nuk duhet anashkaluar përsëritja në mënyrë që të shtohet aftësia në të, andaj...
Ushtro ushtro ushtro..
Sa herë dalim në mesatare ne brenda javës? Shumica nga ne dalin çdo ditë, qoftë pas pune, ligjeratave apo vetëm për qejf(ndoshta edhe gjatë punës ku i dihet...). Nëse dëshirojmë të shtojmë sigurinë personale dhe të shoqërisë sonë, nuk mjafton që ndonjëherë ta përdorim, dhe njëqind herët tjera jo.
Dueht ta përdorim taktikën e vëzhgimit vigjilent, secilën herë në mënyrë që secilën herë të jemi më të aftë në të.
Me shumicën e gjërave në jetë është si me një kimik, shpesh kur të duhet më së shumti nuk e ke, andaj gjithnjë mbaj një një gjep, se nuk i dihet e ndoshta duhet...
Shkruan: Lorenc Berisha, konsulent privat sigurie