Emërtimi
i armëve të zjarrit: Pjesa e përgjithshme
Qenjet
njerëzore gabojnë. Mund ta quajmë defekt, bllokim apo çast dobësie dhe patjetër
që është normale, përpos për llojin e njerëzve të cilët frekuentojnë sallat
gjyqësore shpesh dhe deklarojnë provat e faktet që posedojnë kundër elementit
kriminal.
Gabimet e
tilla mund të shpiejnë në lirimin e tyre dhe detyrimisht këtë nuk e
dëshirojmë(sidomos për faktin se na e njohin fytyrën tashmë).
Armët e zjarrit dhe emrat e tyre
janë shpesh të pakuptimt e gjithashtu kryesisht të përzier për shkak të emërtimeve
rrugore që kanë, në një rajon një pistoletë quhet “nëntëshe” sepse mban nëntë
fishek kurse në një tjetër quhet kështu për shkak se ka kalibrin nëntë milimetërsh
e zakonisht edhe mediat janë ato të cilat mbjellin emra të papërshtatshëm në
kujtesën kolektive shoqërore duke e quajtur po këtë pistoletë “revole” apo duke
quajtur një Kalashnikov “Pushkë automatike”.
Më poshtë keni definicionet
shkencore të tyre:
Gabimet e
tilla mund të shpiejnë në lirimin e tyre dhe detyrimisht këtë nuk e
dëshirojmë(sidomos për faktin se na e njohin fytyrën tashmë).
Pistoletë
Armë e shkurtër pa mjete mbështetëse
me tytë të shkurtër e cila shfrytëzon energjinë e cliruar nga djegia e barotit
të fishekut për të rimbushur folenë nëpërmes mekanizmit të rikthimit.
Revolver
Armë e e shkurtër e zjarrit pa
mjete mbështetëse me tytë të shkurtër e cila përdorë mekanizmin e këmbëzës për
të rrotulluar cilindrin/mullirin me fole për të vendosur folenë e mbushur të
rradhsës të barazuar me tytën në mënyrë që të mund të kryhet qitje.
Automatik
Armë me qitje automatike (më shumë
se një qitje për tërheqje të këmbëzës), me tytë gjysmë të shkurtër e cila
shfrytëzon energjinë e djegur nga baroti i fishekut për të rimbushur folenë.
Në gjuhën shqipe nuk ka fjalë e
cila e dallon automatikun e lehtë që përdorë fishek pistolete dhe atë
standardin i cili përdor fishek “intermediar” të cilët janë më të fuqishëm se të
pistoletave por më pak të fuqishëm se ata të pushkëve të gjata.
Automatik i lehtë = sub
machinegun në anglishte
H&K MP5 Gjerman
Pushkë ofanzive/automatik me
fishek intermediar = assault rifle në
anglishte
Norinco Type 56/ Poliçan ASh-72 tip1 Kinez/ Shqiptar
Pushkë e gjatë automatike ose gjysmëautomatike me fishek standard pushke = Battle rifle në anglishte
H&k G3 Gjerman
Pushkë
Mauser K98k/ Gevar 1940 Gjerman/ Suedez
Armë zjarri me tytë të gjatë e
cila mund të përdor mekanizmin e rikthimit të përshkruar më lartë apo të jetë
manuale.
Snajper/ Pushkë snajpere
Remington 700 Amerikan
Armë e pajisur me nishan optik e
cila mund të përdor mekanizmin e rikthimit të përshkruar më lartë apo të jetë
manuale
Mitraloz
IWI Negev Izraelit
Armë e prodhuar për detyra mbështetëse
në ushtri, e cila ka kapacitet të fishekëve shumë të madh në krahasim llojet e
tjera të armëve të zjarrit, e gjithashtu ka pjesë shumë më të qëndrueshme. Mitralozët gjithnjë
janë automatik në qitje.
Nëse një armë qëllon vetëm në mënyrë gjysmëautomatike
si pistoletat dhe ka “rrip” me fishek nuk është mitraloz por pushkë gjysmëautomatike
me rrip.
Emërtimet ligjore
Ligji për armët e zjarrit:
Gjithnjë kujdes aspektin ligjor, kudo që jeni, kurdo që jeni.
Shkruan: Lorenc Berisha, konsulent privat sigurie
No comments:
Post a Comment