ERA E RE E KRIMIT: DEEPWEB ( Pjesa I )
Si
çdo teknologji e re është vënë në dispozicion sjell të mira, por në të njëjtën kohë
ajo sjellë edhe një sërë rrëziqesh dhe kërcënime për sigurinë .
Një
epokë e re e krimit, një rrjet gobal i nëndhshëm i krimit të oranizuar ku kriminelet
nga të gjitha anët e globit mund të bashkohen në nje njësi të vetme,
Kete
e mundëson deepwebi pjesa e padukshme e internetit ku tregu i drogës, tregu i zi
i armeve, vrasësit me pagesë dhe miliona dokumente sekrete mblidhen në një
vend .
Pra cka është DEEPWEB-I ? Si funksionon? Si të
kemi qasje në të? E edhe kërcënimet për sigurinë do i parasqesim në këtë
artikull!
Çka është DEEPWEB-i ?
Bota e internetit e cila sot funksionon nga
World Wide Web e ku përmes tij kemi qasje në siperfaqen e internetit
(Google,Youtube ,Yahoo etj.) fsheh në vete dhe pjesën me te madhe te saj apo
98% te rrjetit, ne të cilin hyrja me kërkues standart (Google,Bing etj.) nuk është
e mundur, njihet ndryshe edhe si rrjeti i thelle apo "Deepnet"
apo rrjeti i padukshëm"the
Invisible Web", ku web faqet nuk janë te indeksuara e ku gjithqka funksionon
në thellësine e saj dhe është transformuar në një treg të zi ku krimi kibernetik
po fuksionon lirshem e për mrekulli.
Si ndahet DEEPWEB-i
Pra
Deepwebi ndahet në DeepWeb dhe pjesen me te thellë Darkweb apo rrjeti i zi.
The
Dark Web (i quajtur edhe Darknet) është një pjesë e DeepWebit e cila jo vetëm
që nuk është e indeksuar, por kjo gjithashtu kërkon diçka të veçantë që të ketë
akses hyrjeje psh. programe specikfike softwerike për të fituar qasje.
The
Dark Web shpesh ulet në krye të nën-rrjete të tjera, të tilla si Tor, I2P dhe
FREENET, dhe shpesh lidhet me veprimtarinë kriminale të shkallë të ndryshme,
duke përfshirë blerjen dhe shitjen e drogës, pornografisë, vrasje me pages, hakimeve
te ndryshme e deri tek blerja e dokumenteve konfidenciale.
Blerja
e drogës, shërbimeve të hackerëve etj. mundsohet nga nje monedh specifike
kibernetike e quajtur BITCOIN e cila e bënë sa me anonime blejren edhe
funskionon si njësi monetare standard e tregut të zi virtual.
Gjithashtu
në Darknet një pjesë e faqeve janë ekonomike ku mund te blihen monedha
kibernetike, dhe pjesa tjeter që mund te qasemi ne tregun e zi .
Si të
qasemi në Deepweb
Teknikisht
nuk është një proces shumë kompleks, thjeshtë duhet insatlimi i disa programeve
specifike (te developuara nga Tor), dhe më pas me keto programe kerkimi mund të
qasemi në disa linqe(lidhje, vegëza) ku ipen udhëzime (p.sh. the hidenwiki ) për
zhytjen direkte në deepweb dhe deri tek qasja në darknet, pasi qe nuk ka indeksim
linqesh e vetëm shkëmbehen.
Hyrja
në deepweb nuk rekomandohet nga ekspertët, sepse shumë lehtë mund te gjendemi
në darkweb/darknet ku pornografia me fëmijë, drogat e vrasjet me pagesë ndër te
tjera lehtësisht mund të na hapen dhe gjithashtu eksitojne dhe shumë mashtrime,
pre e te cilave mund te jemi ne.
Rrëziqet
dhe kërcënimet
Shumë
debate janë hapur kohëve të fundit në lidhje me Deepweb-in, si mund të jemi te
sigurt kur sa thjesht mund të blejm armë, drogë e deri tek pornogarafia me
fëmijë? Pra po flasim për një rrjet te krimit kibernetik i cili po mundëson një
botë të re krimi të vijë në jetë ku gjithqka është më e lehtë se kurr më parë,
pra po flasim për një epokë të re të krimit kibernetik dhe një nga rreziqet me
të mëdha për botën moderne.
Shkruan: Erblind Morina, konsulent privat sigurie
No comments:
Post a Comment