Thursday, July 28, 2016

Përgjuesit me dëgjuesen


Filozofi hetuese



Vetëmbrojtje: Radiolidhja


Për shumë prej nesh radiolidhjet qofshin standarde apo pjesë e telefonit mobil, janë pejsë përbërëse e jetës së përditshme, të paktën gjatë orarit.

Radiolidhja është e thjeshtë në përdorim dhe e qëndrueshme por edhe ajo ka taktikën e vet të përdorimit në mënyrë që të parandalohet rrezikimi personal apo grupor. Taktika është standarde në të gjithë botën kudo ku trajohet personeli i industrisë së sigurisë.

Ekziston një sistem dhe një alfabet taktik standard:


1. Komuniko vetëm kur është nevoja

2. Mos e zgjat komunikimin për më shumë se pesë(5) sekonda

3. Kurr mos përdor emra personash, lokacionesh apo ngjarjesh të saktë

4. Përpos që flet shkurt, flit edhe qartë

5. Mos i ndërhyni njëri tjetrit në bisedë

6. Pas fundit të mesazhit, pyet nëse kolegu të ka kuptuar, dhe SI e ka kuptuar mesazhin

7. Mos flit me vrull dhe nervozë, KURR 

8. Ndërro frekuencat sa herë që ke mundësi

9. Ndërro edhe kanalet sa herë që ke mundësi

10. Përdor një kod 

11. KURR ASNJËHERË mos diskuto pajisjet në radiolidhje, por nëse detyrohesh përdor kodin

12. Nëse duhet të dalësh nga rrjeti për ndonjë arsye, p.sh. rimbushja e baterisë, trego paraprakisht, mod e brengos ekipin

13. Sa më shumë që është e mundur, përdor alfabetin fonetik ushtarak për të kodua edhe më tej atë që flet

14. Asgjë të cilën nuk do e diskutoje pranë elementit kundërshtar, mso e diskuto në radiolidhje, muret zakonisht kanë veshë e ndonjëherë edhe sy

15. Nëse diskuton për një person të dyshimt afër teje, mos u bëj i dukshëm për të 

Alfabeti fonetik i NATO-s


Personat të cilët përdorin shumë këto sisteme shpesh herë mund t`i përdorin në jetën reale. Janë pakëz të dyshimt ata që pohojnë se nuk kanë lidhje me industrinë e sigurisë(apo pasigurisë) dhe që duke folur hedhin fjalë siç janë:
  • "Marrje", në vend të "çkemi"
  • "Hyrje", në vend të "kuptoj"
  • "Dalje", në vend të "nuk mund të flas"
  • "Përgatitu të kopjosh" në vend të "më dëgjo"
  • "Si kopjon ?" në vend të "e kuptove?"
  • "Ndërprerje" në vend të "nuk të dëgjoj"
  • "Prit marrje" në vend të "tani të thërras unë"
  • "Prit hyrje" në vend të "tani do të ta spjegoj"
  • "Pranim" në vend të "kuptova mirë/ pranoj"
  • "Papranim" në vend "nuk kuptova/ nuk pranoj"
Këto fjalë janë pikërisht ato që përdoren si standard në komunikimin me radiolidhje, duhet shtuar se edhe këto janë të njejta, dhe përkthehen në gjuhën përkatëse të njësisë, grupit apo individëve që i përdorin. Nuk përdoren në telefon, por sistemi taktik i cekru më lartë përdoret edhe në komunikimin me telefon dhe njëherazi është shkalla e parë e sigurisë së informacionit në të.

Në librin e tij "Arti i luftës", Gjenerali kinez Sun Tzu ka cekur se:"Arti suprem i luftës definoeht si, mundje e armikut pa luftuar me të.", prandaj në ditët tona qëndron ende si fakt edhe pse është shkruar në shekullin e pestë para erës sonë duke u bazuar se informata është armë. 

Duke siguruar informatat tuaja personale, dhe duke zbulaur ato të elementit kudnërshtar kriminal shëndërrohet në armën më të fuqishme e njëherazi me një ndikim shumë shumë më të fuqishëm se sa çdo kokë bërthamore.

Lufta kundër krimit në shekullin 21 ka sjellur nevoja jo vetëm të domosdoshme pro edhe të përditshme. Nëpërmes informatës, ta luftojmë armikun duke mbrojtur vehten se një kod i dërguar ku duhet mund të shpëtoj shumë jetë.

Shkruan: Lorenc Berisha, konsulent privat sigurie







Sunday, July 24, 2016

Vigjilencë: Të pijmë një kafe...



Në të gjithë botën, ka aktivitete rekreacionale të cilat njerëzit i bëjnë në kohën e lirë. Tek ne qëndrimi nëpër lokale është jo vetëm aktivitet rekreacional, por gjithashtu edhe kryesori aktivitet zbavitës për shumë pjestarë të shoqërisë sonë. 

Duke ditur se parashikimi i sakt është gati i pamundur kurr nuk mund t`a dijmë se a ka rrezik afër apo jo, por ka mënyra të cilat na e mundësojnë të vërejmë atë para se të afrohet duke shpresuar që të kemi kohë t`i kundëpërgjigjemi apo të largohemi.

Këto teknika përdoren si teori e taktika standarde veprimi nga shumë individ të kyçur në industrinë e sigurisë për vite me rradhë që nga vitet `70 të shekullit të kaluar dhe ende tregojnë rezultate pozitive për përdoruesin e tyre, kuptohet nëse i përdorë me profesionalizëm sepese zgjidhje magjike ndaj problemeve e sidomos ndaj problemeve të shekulli 21 nuk ka, prandaj që nga momenti që del nga shtëpia apo kudo tjetër e gjithashtu kudo që hyn, vëzhgo! Ji vigjilent në çdo kohë, e sidomos përcill pjesën nga ku domosdoshmërisht hyn(kuptohet nëse nuk hyn për të shkelur ligjin...)

Dera

Statistikat e ushtrive të koalicionit dhe firmave private që operojnë në konfliktet e tanishme në misione anti-terror dhe anti-pirateri tregojnë se mbi 76% e sulmeve kur kryhen në zonë publike qoftë lokal, shesh apo lagje banimi fillojnë nga hyrja më e lehtë duke u vendosur lëshuar në qendër.

Diagram i dy perskeptivave të së njejtës pjesë të qytetit të Prishtinës, kjo zonë ka tejet shumë qarkullim përgjatë ditës. Shigjetat e kuqe shënojnë pikërisht  hyrjen më të lehtë.


Për vërejtjen dhe parandalimin e këtyre ngjarjeve, kemi dy pika kyçe që janë rrathët e sigurisë, dhe shkallët e vigjilencës.

Rrathët e sigurisë, bazohen në taktikën ushtarake të "mbrojtjes shtresore", e cila forcon vëzhgimin në rrethin më të jashtëm, duke e shtrënguar sigurinë fizike rrethin më të brendshëm.



Shkallët e vigjilencës, u krijuan nga koloneli Jeff Cooper i cili është përgjegjës për krijimin e shumicës së mënyrave të operimit në industrinë e sigurisë. Ai i bazoi ato në ngjyra të cilat ndjellin ndjenja të ndryshme në bazën psikologjike njerëzore.



E bardhë: Gjendje e plotë qetësie, pa koncentrim përreth p.sh. duke ecur rrugës me ndëgjuese në vesh duke dëgjaur muzikë

E verdhë:  Gjendje pjesërisht e koncentruar, parandjenjë apo vërejtje e rrezikut

E portokalltë: Afrimi i rrezikut, gjendje përgatitje para përleshjeje

E kuqe: Gjendje përleshjeje

Në mënyrë që të mund të koncentrohemi në derë, në mënyrë që të vërejmë aktivitete të dyshimta para lokalit, asnjëherë nuk duhet t`ia kthejmë shpinën derës, dhe sidomos asnjëherë nuk duhet të ulemi në zonën qëndrore të lokalit.

Me vija të kuqe është shënaur drejtimi ku sytë tanë duhet të kthehen më shpesh


Shpesh sulmet e tilla ndodhin me informim nga ndokush i cili është aty prandaj ka gjithnjë diçka që e bënë një qenje njerëzore të flet, edhe nëse nuk del asnjë zë nga ai...

Sytë

Pamje e zonës së lëvizjes së syrit në gropëz(rrathët e kuq), gjatë shtimit të adrenalinës në organizëm.


Mbi 70% e komunikimit ndërprsonal kryhet në mënyrën jo-verbale, pra me anë të gjestikës. Sado i qetë të jetë një person para momenteve të veprave të "rënda", sytë nuk do t`i ketë të qetë dhe të barazuar, gjë që do të sjellë edhe veprime të tjera subkoshiente(të ndërdijes) tek ai, siç janë lëzivjet e pakontrolluara të gjymtyrëve e sidomso dridhja e duarve dhe e folura e shpejtë në telefon, faktorë këta të fundit që nënkuptojnë stres të madh, 
por stresi si mekanizëm mbrojtës mbijetese i rrënjosur thellë në psiqikën nejrëzore e bënë një person të stresuar tejet vigjilent për rreziqe të afërta që për ne do të thotë kujdes...

Qëndrimin

Pjestarë të Secret Service-it amerikan, vëreni pozitë e tyre të relaksuar trupore, por vigjilencën në sytë e tyre.


Nuk majfton vetëm të jemi vigjilent, por duhet edhe ta luajmë rolin e hetuesit, agjentit apo detektivit privat kur dalim për një pije. E përbashkëta e tyre është se bëhen të padukshëm edhe aty ku shihen.

Qëndrimi i trupit të një elementi potencialisht kriminal tregon shumë për të, por edhe i yni tregon shumë për ne. 
Një thënje e vjetër ushtarake kineze thot: Kur armiku është në rrezen e shigjetës tënde, edhe ti je në pozitën e njejtë si ai.
Kurrën e kurës nuk duhet të mbesim të koncentruar në një person i cili nuk ëshjë i ulur bashk me ne, se jo vetëm që ngjallë dyshime për elementin kriminal por ndoshta mund edhe vet të dukemi të dyshimt. 
Qetësia është qelësi, pra...

Mos u vërejë!

Mos bëj sjellje sikur je në mision sekret(sidomos nëse je në një të tillë). Kur vëzhgon jashtë lokalit derën, asnjëherë mos u koncentro gjatë në një pikë të njejtë, vlenë rregulli 3 sekondësh. 
Mjatsonë kaq kohë që të përpunoj truri një pamje të qartë të një objekti apo personi, më gjatë dhe rrezikon të vërehesh, e madje edhe shikimi i një objekti të lëvizshëm për më tepër kohë, e modifikon pamjen reale, psh mund të harrojmë ngjyrën që kishte qanta e quditshme e atij kalimtarit. Sikur edhe në çdo gjë tjetër, kurr nuk duhet anashkaluar përsëritja në mënyrë që të shtohet aftësia në të, andaj...

Ushtro ushtro ushtro..

Sa herë dalim në mesatare ne brenda javës? Shumica nga ne dalin çdo ditë, qoftë pas pune, ligjeratave apo vetëm për qejf(ndoshta edhe gjatë punës ku i dihet...). Nëse dëshirojmë të shtojmë sigurinë personale dhe të shoqërisë sonë, nuk mjafton që ndonjëherë ta përdorim, dhe njëqind herët tjera jo.
Dueht ta përdorim taktikën e vëzhgimit vigjilent, secilën herë në mënyrë që secilën herë të jemi më të aftë në të.

Me shumicën e gjërave në jetë është si me një kimik, shpesh kur të duhet më së shumti nuk e ke, andaj gjithnjë mbaj një një gjep, se nuk i dihet e ndoshta duhet...

Shkruan: Lorenc Berisha, konsulent privat sigurie

Saturday, July 23, 2016

ERA E RE E KRIMIT: DEEPWEB ( Pjesa I )



Si çdo teknologji e re është vënë në dispozicion sjell të mira, por në të njëjtën kohë ajo sjellë edhe një sërë rrëziqesh dhe kërcënime për sigurinë .
Një epokë e re e krimit, një rrjet gobal i nëndhshëm i krimit të oranizuar ku kriminelet nga të gjitha anët e globit mund të bashkohen në nje njësi të vetme,
Kete e mundëson deepwebi pjesa e padukshme e internetit ku tregu i drogës, tregu i zi i armeve, vrasësit me pagesë dhe miliona dokumente sekrete mblidhen në një vend  .

Pra cka është DEEPWEB-I ? Si funksionon? Si të kemi qasje në të? E edhe kërcënimet për sigurinë do i parasqesim në këtë artikull!

Çka është DEEPWEB-i ?




Bota e internetit e cila sot funksionon nga World Wide Web e ku përmes tij kemi qasje në siperfaqen e internetit (Google,Youtube ,Yahoo etj.) fsheh në vete dhe pjesën me te madhe te saj apo 98% te rrjetit, ne të cilin hyrja me kërkues standart (Google,Bing etj.) nuk është e mundur, njihet ndryshe edhe si rrjeti i thelle apo "Deepnet" apo  rrjeti i padukshëm"the Invisible Web", ku web faqet nuk janë te indeksuara e ku gjithqka funksionon në thellësine e saj dhe është transformuar në një treg të zi ku krimi kibernetik po fuksionon lirshem e për mrekulli.

Si ndahet DEEPWEB-i



Pra Deepwebi ndahet në DeepWeb dhe pjesen me te thellë Darkweb apo rrjeti i zi.
The Dark Web (i quajtur edhe Darknet) është një pjesë e DeepWebit e cila jo vetëm që nuk është e indeksuar, por kjo gjithashtu kërkon diçka të veçantë që të ketë akses hyrjeje psh. programe specikfike softwerike për të fituar qasje.

The Dark Web shpesh ulet në krye të nën-rrjete të tjera, të tilla si Tor, I2P dhe FREENET, dhe shpesh lidhet me veprimtarinë kriminale të shkallë të ndryshme, duke përfshirë blerjen dhe shitjen e drogës, pornografisë, vrasje me pages, hakimeve te ndryshme e deri tek blerja e dokumenteve konfidenciale.
Blerja e drogës, shërbimeve të hackerëve etj. mundsohet nga nje monedh specifike kibernetike e quajtur BITCOIN e cila e bënë sa me anonime blejren edhe funskionon si njësi monetare standard e tregut të zi virtual.
Gjithashtu në Darknet një pjesë e faqeve janë ekonomike ku mund te blihen monedha kibernetike, dhe pjesa tjeter që mund te qasemi ne tregun e zi .

Si të qasemi në Deepweb
Teknikisht nuk është një proces shumë kompleks, thjeshtë duhet insatlimi i disa programeve specifike (te developuara nga Tor), dhe më pas me keto programe kerkimi mund të qasemi në disa linqe(lidhje, vegëza) ku ipen udhëzime (p.sh. the hidenwiki ) për zhytjen direkte në deepweb dhe deri tek qasja në darknet, pasi qe nuk ka indeksim linqesh e vetëm shkëmbehen.
Hyrja në deepweb nuk rekomandohet nga ekspertët, sepse shumë lehtë mund te gjendemi në darkweb/darknet ku pornografia me fëmijë, drogat e vrasjet me pagesë ndër te tjera lehtësisht mund të na hapen dhe gjithashtu eksitojne dhe shumë mashtrime, pre e te cilave mund te jemi ne.


Rrëziqet dhe kërcënimet


Shumë debate janë hapur kohëve të fundit në lidhje me Deepweb-in, si mund të jemi te sigurt kur sa thjesht mund të blejm armë, drogë e deri tek pornogarafia me fëmijë? Pra po flasim për një rrjet te krimit kibernetik i cili po mundëson një botë të re krimi të vijë në jetë ku gjithqka është më e lehtë se kurr më parë, pra po flasim për një epokë të re të krimit kibernetik dhe një nga rreziqet me të mëdha për botën moderne.



Shkruan: Erblind Morina, konsulent privat sigurie

Friday, July 22, 2016

Kokainë legale, SHBA 1906


Detaj: Zonja e bardhë



Çfarë është ?
Kokaina është një pluhur i bardhë ose ngjyrë qumështi, i cili vepron si stimulues i fuqishëm. 
Kokaina nxirret nga gjethet e bimës së kokës.

Gjatë "rrugës", mund të përzihet, tretet ose të “pritet” me lëndë të tjera me qëllim që të rritet sasia.
Droga “crack” është një kokainë e cila është përpunuar më tej me amoniak ose bikarbonat natriumi (sodë buke) dhe ngjan si flokëza ose kokrriza të vogla.

Si merret ? Zakonisht, kokaina thithet me hundë ose injektohet, ndërsa droga “crack” tymoset si duhani.
Çfarë ndikimi ka tek përdoruesi ? 
Kokaina i jep përdoruesit një ndjesi gjallërie shpirtërore dhe e vendos në një gjendje euforie. Gjithashtu, shpesh përdoruesi provon një rritje të përkohshme të niveleve të gatishmërisë nervore dhe të energjisë dhe një shtyrje në kohë të urisë dhe të lodhjes.

Cilat janë rreziqet që lidhen me përdorimin e kokainës?


Efektet afatshkurtra përfshijnë humbjen e oreksit, shpejtimin e frymëmarrjes dhe rritjen e temperaturës së trupit dhe të rrahjeve të zemrës. 
Përdoruesit mund të sillen në mënyrë shumë të çuditshme dhe të parregullt dhe, ndonjëherë edhe në mënyrë të dhunshme. 
Doza të tepërta të kokainës mund të shkaktojnë edhe konvulsione, krizë epilepsie, hemorragji cerebrale ose mosfunksionim të zemrës. 

Thithja me hundë e kokainës dëmton shumë rëndë indet e hundës; tymosja mund të shkaktojë probleme të aparatit të frymëmarrjes; ndërsa injeksioni mund të shkaktojë abscese ose sëmundje infektive. Rreziqe të tjera, pavarësisht mënyrës si merret droga, përfshijnë varësinë e fuqishme psikologjike, kequshqyerjen, rënien në peshë, humbjen e orientimit, apatinë dhe një gjendje që ngjan me psikozën pananojake. 
Rreziqe të tjera Përzierja e kokainës me alkoolin është një kokteijl i rrezikshëm dhe mund të rrisë ndjeshëm mundësinë e vdekjes së papritur.
Shkruan: Gentiana Berisha, psikologe e diplomuar

Filozofi hetuese


Thursday, July 21, 2016

Vetëmbrojtje: Si të pajisemi me armë zjarri


Duke parë zhvillimet e fundit, problemet me krimin, financat, terrorizmin apo edhe “aksidentet” te cilat tani më në shekullin 21 janë bërë të përditshme , e ndoshta edhe duken si të ardhmet distopike e apokaliptike të filmave aksion sigurisht pra që shumica prej nesh mendon se si të vetëmbrohet në situata te ngjashme.
Duke u bazuar në ligjin për armë që vlenë tani për tani në republiken e Kosovës, më poshtë mund të shihni hapat të cilet duhet të ndermarrim në mënyre që të pajisemi me armë zjarri, të cilat janë një barazues i vërtetë forcash në shekullin e trazirave dhe konfliktit irregular.

Trajnohu: Parandalimi është më i mirë se mjekimi

Mungesa e trajnimit sjellë aksidente, të cilat kanë shumë gjasa të jenë fatale.
Në vitin 2007 statistika e kryer në SHBA më urdher të vetë FBI-së, tregoi se janë mbi 19.000 të plagosur aksidentalisht nga armët e zjarrit, mbi 600 nga ata përfunduan me fatalitet.
Çështja ketu është, se në disa vende siç janë SHBA-të armët mund të blihen pa licence në nje dyqan të licenruar armësh dhe municionesh dhe të posedohen pa licence, gjë që nenkupton se trajnimi i shumë personave të posedojne armë është mjaft i mangët sa që të jetë i rrezikshëm, shumica nga këto aksidednte ndodhën pikërisht ne klubet e shenjëtarisë, por e tilla qe nuk ofronin isntruksione apo trajner mbikëqyrës, andaj..

Trajnimi është bazë ligjore e cila na e mundëson t`i posedojmë

Në republikën e Kosovës, shumë entitete private janë të licencuara të trajnojnë dhe certifikojnë persona të cilët do ta marrin lejen e armës së zjarrit pas kesajë. E thjeshtë fare,
pa te nuk merret licencë!
Çmimet e zakonshme sillen rreth 200 për trajnimin me pistoletë, dhe diku përgjysëm më pak për armë te gjata.

Ka më shumë se ç`duket, në dritaret e dyqaneve


Falë teknologjisë shpesh kemi parë dyqanet përëndimore të armëve, të cilat janë mu në mes të rrugës, dhe nuk i pengon njeri, por në Kosovë? Do e thyenin menjëherë!
Epo atë herë, qenkemi gabim që të gjithë.
Mu në qendër të kryeqytetit ekziston një dyqan armësh i cili, është i furnizuar me mjetet më moderne të vetëmbrojtjes(kuptohet nëse i perdorim për atë punë), por siç përmendëm më lartë, ka më shumë se ç`duket, por...

Cfarë mund të blihet në Kosovë?


Battlefield, counter-strike, COD.  Emra të njohur për te gjithë te cilet e kanë pasion video-lojën(sidos në internet-cafe), shpesh armët te cilat duken fantastike në punen e tyre duke i parë në një lojë te animuar, harrojnë se në jetën reale ekzistojne, por edhe te tjerët, duket se kemi harruar që është ligjore blerja e secilës prej tyre(Pa qitje automatike kuptohet.)...

Shotgun gjysmëautomatik kalibër dymbëdhjetë, pushkë snajper me rritje shikimi në nishan teleskopik deri në dymbethjetë herë ose ndonjë pistoletë me njëzet fishek të cilët hapen në kontakt me shenjestrën dhe për të cilën dijmë se ndoshta ndoshta eventualisht ka gjasa të vdes nëse e bëjme këtë të cekruën më lartë prandaj...

Siguroni vehten, jini ligjor!


Armët e të gjitha llojeve mund të mbahen me vehte për vetëmbrojtje, vetëm me leje të veçantë, jo me atë standarden e përmendur më lartë prandaj nuk mund t`i mbajmë me vehte ashtu si deshirojmë, gjithashtu, edhe nëse jeni i sulmuar në shtepitë tuaja e jeni i rrezikuar nëse qëlloni ndonjë person i cili ka hyre brenda pa leje si psh. nje kriminel ordiener që ka hyre për të vjedhur prap mund të dënoheni për vrasje nëse nuk e keni përdorur për arsye valide, sepse sipas kodit penal të republikës së Kosovës, forca e atij që mbrohet nga sulmuesi duhet të jetë e barabartë me sulmuesin në mënyrë që të konsiderohet vetëmbrojtje...


Shekulli ku jetojmë tani dëshiruam apo jo nuk lejon për shumë hapësirë veprimi, andaj duhet të jemi të përgatitur paraprakisht mendërisht dhe fizikisht në mënyrë që nëse vie momenti i momenteve, të jemi në gjendje të shpëtojmë dhe të vazhdojmë jetën normale.

Shkruan: Lorenc Berisha, konsulent privat sigurie