Friday, July 22, 2016

Detaj: Zonja e bardhë



Çfarë është ?
Kokaina është një pluhur i bardhë ose ngjyrë qumështi, i cili vepron si stimulues i fuqishëm. 
Kokaina nxirret nga gjethet e bimës së kokës.

Gjatë "rrugës", mund të përzihet, tretet ose të “pritet” me lëndë të tjera me qëllim që të rritet sasia.
Droga “crack” është një kokainë e cila është përpunuar më tej me amoniak ose bikarbonat natriumi (sodë buke) dhe ngjan si flokëza ose kokrriza të vogla.

Si merret ? Zakonisht, kokaina thithet me hundë ose injektohet, ndërsa droga “crack” tymoset si duhani.
Çfarë ndikimi ka tek përdoruesi ? 
Kokaina i jep përdoruesit një ndjesi gjallërie shpirtërore dhe e vendos në një gjendje euforie. Gjithashtu, shpesh përdoruesi provon një rritje të përkohshme të niveleve të gatishmërisë nervore dhe të energjisë dhe një shtyrje në kohë të urisë dhe të lodhjes.

Cilat janë rreziqet që lidhen me përdorimin e kokainës?


Efektet afatshkurtra përfshijnë humbjen e oreksit, shpejtimin e frymëmarrjes dhe rritjen e temperaturës së trupit dhe të rrahjeve të zemrës. 
Përdoruesit mund të sillen në mënyrë shumë të çuditshme dhe të parregullt dhe, ndonjëherë edhe në mënyrë të dhunshme. 
Doza të tepërta të kokainës mund të shkaktojnë edhe konvulsione, krizë epilepsie, hemorragji cerebrale ose mosfunksionim të zemrës. 

Thithja me hundë e kokainës dëmton shumë rëndë indet e hundës; tymosja mund të shkaktojë probleme të aparatit të frymëmarrjes; ndërsa injeksioni mund të shkaktojë abscese ose sëmundje infektive. Rreziqe të tjera, pavarësisht mënyrës si merret droga, përfshijnë varësinë e fuqishme psikologjike, kequshqyerjen, rënien në peshë, humbjen e orientimit, apatinë dhe një gjendje që ngjan me psikozën pananojake. 
Rreziqe të tjera Përzierja e kokainës me alkoolin është një kokteijl i rrezikshëm dhe mund të rrisë ndjeshëm mundësinë e vdekjes së papritur.
Shkruan: Gentiana Berisha, psikologe e diplomuar

No comments:

Post a Comment