Saturday, December 30, 2017
Tuesday, June 27, 2017
Sunday, May 7, 2017
Sunday, April 2, 2017
Project Balkan Noir 21
Monochrome: Prishtinë, Kosovo
Së shpejti do të kemi postime me pamje nga ekipi ynë e pjestarët tanë që pasqyrojnë shpirtin e hetuesit në, vendet ku jetojmë.
Soon we will have photo posts of our staff and members dedicated to show the soul of the investigator in the places we live in.
Saturday, February 4, 2017
Vigjilencë: Të fshihemi
Këtë
artikull për fillim të vitit po e filloj me mendje tek minutat e parë të tij që
sollën telashe, atentate e terrorizëm. Në këtë periudhë të ekzistencës së njerëzimit
po thuhet që ne njerëzit jemi më paqësorë se kurdo herë në histori e për këtë çështje
them se nëse kështu duket paqja kurr s`dua të shoh se si duket e kundërta e
saj...
Në rrugë, turma, objekte, lokale e banesat tona
llojit të njeriut analitik që jemi apo pretendojmë të jemi gjithnjë i paraqitet
gjithnë diçka e dyshimtë sepse jemi të privuar të mos besojmë pa fakte por e
gjithë kjo shpesh mund të na bëjë të dukshëm e të rrezikuar si preja përballë
një gjahtari një kilometër larg saj.
Qenjet njerëzore bëjnë gjëra të cilat nuk e dijnë se
përse i bëjnë. Shkaktar i tyre është instinkti.
Instinktivisht ulemi, instinktivisht ushqehemi,
instinktivisht marrim frymë e ekzistojmë por këto mund të na sjellin shumë
rreziqe në aspektet më të thella të ekzistencë e të na shëndërrojnë në një pre
konstante, por, si të jemi gjahtari këtu ?
Në mënyrë që të përgjigjemi për këtë duhët të
eksplorojë jo vetëm instinktet tona por edhe steriotipet e mentalitetin në
rrethin social ku jetojmë e posaçërisht edhe këto instinkte e virtyte qofshin
edhe virtyte e “virtyte” brenda neshë në secilën shkallë të thellsisë pra ja ta
mendojmë pak:
Po s`jemi rehat, si mund
të dallojmë gjendjen negative të brendshme psiqike nga ajo negative fizike që
mund të na kushtoj edhe me jetë ?
Eci
apo fluturoj ?
Pavarësisht nëse zgjohemi herët apo vonë, pijmë kafe
para nisjes po në pause, jemi puntorë apo dembel fillimi i ditës ka diçka që i
bënë me miljarda njerëz çdo ditë kur zgjohen të mos ndjehen rehat dhe as të mos
arrijnë të përshkruajnë rrugën që bënë për në destinacionin e tyre.
Këtë e
shkakton mungesa e energjisë që sjellë si pasoj koncentrimin e ulët e pasi që
jemi në temën e sigurisë këtu duhet të dijë tashmë që kocnentrimi i ulët sjellë
gatishmëri të ulët dhe si pasojë rrezik, rrezik i cili në ditët tona mund të
jetë fatalitet.
Mendjen
ta mbajmë ku i mbajmë këmbët: NË TOKË
Më
dhemb ?
“Mirë deri diku”, përgjigje shumë e shpeshtë, “mirë deri diku” gjithashtu e shpeshtë në pyetjen “Si je ?”, drejtuar shumicës nga ne.
Ku qenka problemi këtu ? Që ndjehemi keq? Që maskohemi? Që pretentojmë ?? Që hiqemi sikur i gjithë planeti na ka borxh ?? Apo që me të vërtetë zymtësia është shëndërruar në stil jete për shumë prej nesh...
Pavarësisht cila është, rëndësi ka vetëm se a e kemi identifikuar arsyen dhe zgjidhjen.
Nëse nuk ia dijmë ilaçin vehtes kush do e dijë pra?
E edhe kjo ecën me hapa të mendjes gjithnjë duke e mbajtur mendjen në tokë gjatë hapave.
Formula e këtij reaksioni marrëzie i cili funksionon në të dyja anët:
ARSYE-->PROBLEM--> LËKUNDJE-->ZGJIDHJE
Ta mbrojmë vetvehten
Pasi që arrijë të kontrollojmë vehten duhet të kuptojmë se faktorët e jashtëm nuk qenkan të vetmit që na dëmtojnë.
Duhet ta mbrojmë vehten më së shumti nga vehtja jonë në mënyrë që të mos sharrojmë në humnerën e errësirës që qëndron brenda secilit prej nesh por vetë këtë errësirë ta përdorim në rast nevoje.
Në mënyrë që të bëhemi të padukshëm nuk mjaftojnë veshje, taktika luftarake e metoda mbulimi por duhet të arrijmë ta shohim vehten në realitet, para se të spikatemi nga elementi kundërshtar se kush jemi nën maskë.
Hetuesi dhe krimineli “i tij” mbajnë verzione të ndryshme të së njejtës maskë.- Jane Roberts
Shkruan: Lorenc Berisha, konsulent privat sigurie
Sunday, December 25, 2016
Thursday, November 24, 2016
Detaj:
Vrasje apo vetvrasje?
Vdekjet
e shkaktuara nga shkaqet e jashtme janë ndoshta krimet më makabre e të
dhimbshme për opinionin publik që ekzistojnë, e ndoshta madje edhe më të
vjetrat që lënë pas vehtes një sens instabiliteti vërtetë marramendësisht të
thellë.
Për
atë që e ka vrarë mund të jetë gëzim apo hidhërim e pse jo edhe që të dyja këto?..
Nëse e vrau vehten a thua çfarë ka ndjerë
? Apo çfarë s`ka ndjerë??.
Ata që e humbën përse reagojnë ashtu si
reagojnë?
Gjasë ka edhe që e kanë vetvrarë e hetimi i gjithë kësaj së bashku me shpresat dhe
fyerjet e këtyre të përmendurve më lartë hidhen mbi atë që e heton gjithë këtë
katrahurë, e hetimi i kësaj është vet vija e kaltër e tmerrësisht e hollë në të
cilën zhvillohet jeta e hetuesve që duket kaq e qetë e enigmatike nga larg por
s`është asgjë tjetër përveç se ngulfatëse për të gjithë ata e ato që jetojnë
secilën ditë të jetës brenda saj.
Në aspektin hetimor dhe kriminalistik çdo
gjë kërkon si gjellë kryesuese shkencë të pjekur me një sos përvoje mbi të në mënyrë
që shija t`i kënaqë të gjithë prezent në këtë darkë makabre, përpos vet atyre që
dërguan ftesat.
Të përmendim ca gjëra lidhur me
vetvrasjen që janë standard i të gjitha vetvrasjeve e që i bënë të duken sikur
i njejti vrasës i ka kryer që të gjitha ndër shekuj kurdo që ndodhën:
Me armë zjarri.
1. Plagët e vrimave të hyrjes dhe daljes
janë zakonisht e gati gjithnjë në anët e kokës, brenda gojës hyrësja dhe në
pjesën e pasme të kokës dalësja apo qendën e gjoksit dhe janë të vetme. Në
rastet me më shumë plagë e sidomos me lokacione të tjera s`është vetvrasje.
2. Vetvrasjet e tilla janë gjithmonë me
qitje me puthitje apo gati me puthitje ku vërehet qartë brazda e djegies rreth vrimës së hyrjes së bashku me
shkyerjet e djegies në formë ylli.
3. Fakt interesant është se zakonisht këndi
i hyrjes së predhës është pakëz lartë e kjo ka të bëjë me anatominë njerëzore.
4. Përzierja e karbonit me parafinë nga
baroti gjithmonë gjendet në duar pas qitjes(apo dorën nëse u qëllua vetëm me njërën)
e tek vetvrasjet mbetet edhe një shtresë nga këto të fundit rreth qafë, shpinës
e fytyrës së viktimës.
5. Gjë aq e rrallë saqë shpesh përjashtohet
plotësisht është qitja nëpërmejt rrobave. Nga të gjitha vetvrasjet e ndodhura ndër shekuj as gjysmë % nuk janë
kryer nëpërmjet rrobave, p.sh. kmishës apo bluzës sepse viktima do e tërheq
lartë zakonisht në mënyrë që të ekspozohet lëkura.
Me therrje.
1. Arma zakonisht mbetet në trupin
apo/edhe dorën e viktimës.
2. Nuk mund të ketë më shumë se një (1)
therrje përpos në rastet kur viktima është e pasigurt, dhe këto therrje janë të
rralla e tejet tejet të cekëta dhe shpesh shkaktojnë frikë nga vdekja e e
parandalojnë vetvrasjen.
Disa karakteristika:
Tek vdekjet e dhunshme prezenca e
grithave, prerjeve mbrojtëse(p.sh. në duar) është indikacion se kemi të bëjmë
me vrasje.
Letrat e lamtumirës nëse vërtetohen se
janë nga viktima, kemi zakonisht të bëjmë me vetvrasje.
Tek varjet kemi gjithnjë vdekje nga
asfiksia përpos tek rënja me konop të lidhur në qafë nga më lartë se 1.80M siç është
rasti me ekzekucionet me varje.
Pjesë e rrugës operative është hetimi
mbi gjendjen sociale të personit. Problemet shoqërore, përdorimi i drogave dh
alkoolit si mjet për largimin e depresionit së bashku me probleme të sigurisë
personale janë shpesh indikacion dhe arsye për vetvrasjen, pra kru kemi të bëjmë
me një person pa telashe të mëdha dhe me një të ardhme pozitive e gjendet i
vdekur nga dhuna zakonisht kemi të bëjmë me vrasje.
Njëra nga pikat kyçe të jetës në vijën e
hollë të kaltër është njëri nga urdhërat e etikës kriminalistike i cili është:
Mbylli veshët e hapi sytë!
Objektiviteti i plotë
dhe paanshmëria e plotë së bashku me përqindjen e barabartë me zero të gjykimit
e sidomos paragjykimit, të plotë për çdo person e grupim shoqërorë paraqet mënyrën
e vetme për gjetjen e së vërtetës dhe ruajtjen e saj.
Shkruan: Lorenc Berisha, konsulent privat sigurie.
Wednesday, October 19, 2016
E ardhmja ~ E sotmja
Në këtë gjeneratë të njerëzimit gjërat nuk po ecin siç ishte menduar nga studiuesit e filozofët me idetë e tyre utopike. Sensi i ftohtësisë dhe nihilizmit sot dëshmon që kemi arritur në pozitën e së ardhmes "distopike" të filmave të vjetër ku gjithnjë bota portretizohej si plotësisht e kibernizuar dhe me teknologjinë si sundues toksorë kryesorë. Nuk është kështu! Themi gjithnjë, por ama vetëm kur i ikim realiteti apo jo?...
Tani do hyjmë pakëz në oqeanin e sigurisë e hetimit ku kohëve të fundit po investohen me miljarda e përtej për zhvillime në të njejtën kohë që në shumë shkolla mungon çdo kusht bazik apo edhe shtëpi ku ka humbur çdo vlerë e të jetuarit siç njihej dikur si vlerë.
Sot ka shpikje të cilat hiç më shumë se 20 vite më parë tingëllonin si broçkulla fantastike e pseudo shkencore por tani janë realitet, dhe atë i plotë madje si p.sh...
Roboti modern luftarak
Al-Robot, prodhim Irakian..
Ishte ëndërr e shumë zbuluesve ndër shekuj duk filluar nga Leonardo da Vinci me idenë e tij të tankut autonom.
Është viti 2016 tani. 497 vite pas vdekjes së këtij "maestros". e duke u bazuar në koneptin e tij "Thjeshtësia është forma më e lartë e perfeksionit" roboti luftarak tani është pjesë përbërëse e forcave të sigurisë në botë.
Mirë, shpesh kemi parë robotë spiun me kamera dhe robot të njësive të deminimit edhe në republikën e Kosovës madje, por roli i plotë luftarak i një roboti u rrënjësua me futjen në sistemin e gradimit të forcave të federatës Ruse roboti luftarak gjë që do të thotë se ai ka gradë ushtarake si edhe "kolegët e tij" njerëz.
Dikurë vetëm fantazi e tani në shërbim...
I pajisur me sistem të intelegjencës artificiale kjo pajisje misionin e parë e nisi në luftën e tanishme të Sirisë. Edhe shteti i Irakut ka lansuar njesinë e parë luftarake me robot të titulluar në mënyrë komike "Al-Robot" në po këtë luftë.
Sistemi i hackingut i blerë drejt për së drejti !
Dikurë vetë ideja e hackingut të arritshëm për një njeri të thejshtë s`mund të imagjinohej por tani një gjë aq e përditshme si një telefon mobil që e posedojnë të gjithë mund të shëndërrohet në kërcënim për të gjithë sistemi ne sigurisë.
I bazuar në smartphonin Nexus 5 të prodheusit LG, ky telefon në vehte ka së paku 20 të ashtuquajtura hacking-tools të cilat dikur duhej të kodoheshin që nga fillimi nga vet përdoruesi.
Në forma të ndryshme telefonë si ky janë arma standarde e shërbimeve moderne sekrete dhe entiteteve të fshehta të sigurisë.
Droni, model xhepi
Eksiztojnë tani edhe këta djaj të vegjël në mënyrë që të na lehtsojnë aktivitetin rekreacional më të dashur: Hetimi mbi punët e të tjerëve që s`na duhen gjë. Shumë entitete shtetërore dhe private janë duke i testuar tani dhe ky në foto nuk është më i vogli nga kjo seri.
Pas pak vitesh, kujdes mizat e mushkonjat...
Paraja kibernetike
Në disa artikuj të mëhershëm kemi përmendur se bitcoini paraje e deepwebit e darknetit ka marrë hov tejet të madh, por sa të madh?
Para të ngjashme siç janë eurocoin dhe onecoin edhe pse jo aq të fuqishme sa Bitcoini janë tani në përdorim edhe në vende afër nesh si Shqipëri e Serbi në disa pjesë të jetës financiare.
Po duket sikur ky lloj i parasë do të jetë standard pasi që edhe valutat "fizike" që kemi tani në përdorim sapo futen në bankë hyjnë në procesin e kibernizimit duke bërë që shumica e parave në botë të jenë kibernetike që disa vite tani, mbi 90% e tyre...
Me rrezikun e luftës së rëndë bërthamore ku s`do ketë më vlerë këmbësoria e thjeshtë e as shumica e gjërave të tjera njerëzit e mbijetuar sigurisht që do vuanin nga dëmtime serioze dhe pejsë trupi që do duhej t`i zëvendësonin me proteza gjithashtu kibernetike e ky lloj i njeriut ekziston tashmë ai quhet:
Cyborg
Humbja e gjymtyrëve nuk është një gjë e re por fatmirësisht as zëvendësimi i tyre nuk është diçka e re.
Janë në testim e sipër pjesë trupi të cilat me ushtrim mund të sjellin gati plotsisht përdorueshmërinë e tyre dhe kështu lehtësimin e jetës së përdoruesve të tyre por këtu fillon e reja...
Sëmundje si verbëria e shurdhëria janë shëruar me gjymtyrë kibernetike gjithashtu e çrregullime si daltonizmi gjithashtu.
Implantet kibernetike kanë arritur në shkallë shumë të lartë e tani ka edhe sisteme sigurie shtëpiake të cilat mund të implantohen në trupin e pronarit.
Bitcoini këtu hyn për fakt in se këto gjëra kushtojë shumë.
Një implant koklear i cili rikthen dëgjimin zakonisht kushton mbi 100.000 euro pa e përfshirë operacionin që nevojitet për ta lidhur me trupin e njeriut.
Eksoskeleti është skeleti i jashtëm që kanë insektet dhe prodhohet tani edhe për njerëz.
Ky "eksplant" po përdoret tani në industri dhe ushtri për të shumëfishuar forcën fizike të përdoruesit.
Ndoshta tani po punohet që edhe forca psiqike e njeriut të shumëfishohet apo ku i dihet ndoshta kjo ka ndodhur tashmë.
Bota po ecën me hapa shumë të shpejtë drejt një të ardhme të papërllogaritshme.
Të mos humbin kohë duke kërkuar koka turku e ta mbulojmë vehtën me keqardhje për dobësinë që kemi brenda, por të të kërkojmë fuqinë brenda nesh që të mund të jemi pjesë e gjithë kësaj, e jo të përmendemi në librat e historisë si "të shtypurit e dobët" siç jemi përmendur gjithnjë.
Me ngirjen e teknologjisë ekziston mundësia që përparimi të jetë vetëm disa kilobyte larg.
Zgjimi dhe pranimi i realitetit janë të vetmet mundësi përparimi e madje mbijetese që kemi....
Shkruan: Lorenc Berisha, konsulent privat sigurie
Wednesday, September 28, 2016
Vigjilencë: I huaji
Në kohën tonë gjithçka
që bëhet, shkon online. Blerje, shitje, transaksione, takime pune e madje edhe
lidhje dashurie e seksuale shpesh, aq shpesh sa që është tashmë standard
fillojnë në rrjet.
Gjëja e bukur është
qetësia dhe koha që kemi të lirë për t`u menduar gjersa personi tjetër nuk
është pranë nesh por larg para një ekrani tjetër, por shumë nga ne që janë
“njerëz” të natës duhet të mësohemi me faktin se ndoshta personi atje na sjellë
rrezik, e s`duhet vetëm ne ta dijmë këtë por çdokush.
Shumë personave ju ka
kushtuar shumë fakti që kanë dalur për kafe me një person të cilin nuk e
njihnin. Pasuri miliardëshe, lidhje e familje janë shkatërruar nga kjo e këto
janë pyetjet që duhet t`ia shtrojmë vehtes në mënyrë që të mbrohemi.
1. A ekziston ai person ?
Add, follow e tweet janë
tashmë pjesë e gjuhës së përditshme e llogaritë fallco gjithashtu janë pjesë e
gjuhës së përditshme. Nëse një mashkull s`ka foto të fytyrës apo ka shumë foto
që detyrimisht s`janë të tij, e shumë femra që i bëjnë like në postime e foto
apo anasjelltas nëse këto attribute i ka një femër, zakonisht është account
fallco apo account reklamues i përdorur për të marrë informata nga ne!
2. Mos e njohim diku..?
Shpesh e kaluara jonë si
njerëz është plot me telashe, kujtime të liga e tmerr, por shpesh edhe me gjëra
që i kemi lënë pas e njerëz që dëshiqojmë t`i lëmë tek ato gjëra. Ndoshta ka
ndryshura pamje me operacione? Spekulim hesapi, ja një version më i pranueshëm:
Me moshë ndryshojmë, gjë që na ndodhë të gjithëve ! Ndodhë edhe që dikush
tjetër e ka drejtuar tek ne për qëllime fitimprurëse, fitimprurëse për të
gjithë përveç nesh.
3. A është vetëm?
Mos ka kontakt të syve
me dike tjetër brenda lokalitetit ku jemi? A po qëndron shumë në telefon duke
shkruar, ku duhet të theksoj se tashmë qëndrimi në telefon është shëndërruar në
aktivitet standard për shumicën e popullatës dhe me “shumë” dua të them,
vërtetë shumë sidomos nëse është në stress.
4. Ku e ka marrë numrin ?
Nëse kemi thirrje nga
numra të panjohur(sidomos nëse flasin broçkulla) duhet të shtojmë vigjilencën
dhe gjendjen e alarmit duke mos u vërejtur e duke mos u parë si të dyshimt. Më
e mirë do ishte të mos takoheshim me të asnjëherë, por nëse është e domosdoshme
të paktën të jemi të përgatitur për çdo gjë.
5. Mos ka dëm nga `ta pa e ditur ne fare ?
Nuk është vrasës e spiun
i paguar secili njeri që e takojmë, por mund të ketë rrezik nga të tjerë që e
njohin atë e fatkeqsisht na njohin edhe ne, prandaj mund të përdoret lokacioni
i tyre pa dijen e tyre.
Nëse ka rrezik personal
për ne apo për ata afeër nesh fizikisht atë moment, ta kuptojmë një gjë e kurr
most a harrojmë: Ekziston vepra penale me mosveprim, nëse jemi në gjendje të
mbrohemi e nuk e bëjmë është vepër penale. Ky është aspekt ligjor të cilin
duhet të dijmë se sit a përdorim në mënyrë që të mos biem pre e elementeve
negative.
Frika është gjë që na kontrollon e na stimulon
thejshtë na bënë të humbin kontrollin. Frika le të qëndrojë në shtëpi pra
gjithnjë me vehte thënjen e popullit: “ Me mendë sheh njeriu” .
Shkruan: Lorenc Berisha, konsulent privat sigurie
Monday, August 29, 2016
Era e re e krimit: Deepweb(II)
Në
errësirën e botës kibernetike e cila çuditërisht duket si pjesë e ndarë nga
bota fizike, edhe pse gjithçka fizike është e lidhur me të ekzistojnë në mori
shërbimesh të cilat duken si diçka filmike, por në fund të ditës realiteti është
se filmat s`janë gjë tjetër veçse zbutje e realitetit.
Gjithnjë mund të mendojmë se kurr s`do të na duhen e
se jetët do i kemi të qeta e të lumtura(edhe pse me probleme sociale gati të pa
përmirsueshme) e s`do të na duhen kurr gjërat e tilla.
Çka
nëse një ditë jemi viktimë e këtyre shërbimeve të cilat janë porositur ndaj
nesh pa dijen tonë ?
Çfarë do të ndodhë nëse fotot që dërguam për intimitet më
herët tani janë duke u postuar me shpejtësi marramendëse në faqe pornografike
apo edhe më keq, nëpër rrjetet sociale.
Zëre se kemi një firmë, market apo edhe dyqan
lulesh, e një ditë kontoja jonë është e zbrazët edhe pse askush tjetër s`e
dinte kodin...
Zëre
se vijnë pamje fotografike ku shihemi ne gjatë ditës, nga një llogari fallco e
facebookut apo numër i kriptuar(koduar) që s`mund të thirret. Jemi të përcjellur
e sapo hyri në kokë një kujtim nga në telash i vjetër...
OK
! Të gjithë e dijmë, kriminelët i bëjnë këto gjëra dhe këto gjëra qe unë them
janë krime kibernetike, gjëra që ndodhin.
Por
nëse nuk mund të zbulohen s`do të ishte aspak mirë për neve, e ja që rrallë
zbulohen.
Këtu
në vendin tonë të brisht ekziston mendimi se krimi kibernetik është një gjë e
cila i ndodhë vetëm atyre që kanë shumë para apo informata me vlerë, mendim ky
i cili është jo vetëm totalisht i gabuar por broçkull totale.
Çdo
ditë përdorim internetin e ndoshta shumicën e ditës mbajmë smartphonin e dashur
në dorë i cili me probabilitet të lartë mund të na kushtojë më shumë nga se
mund të imagjinojmë.
Statistikat tregojnë se nga 8000 biznese të cilat
raportuan për krim kibernetik në policinë e shteti amerikan, krime këto të
procesuara dhe hetuara më pastaj nga FBI-ja rezultuan me më se 67% rezultuan se
ishin sulm të koordinuara me qëllim përfitimi financiar nga një grupacion. Krim
i organizuar i dorës së parë dhe kjo ishte në vitin 2005 kur teknologjia ishte
një shaka e lodhur në krahasim me atë çka mund të bëhet sot.
Të afrohemi pak.
Është viti 2014 dhe krimi kibernetik tashmë i
zakonshëm, arriti të barazohet me pjesën tjetër të veprave penale duke arritur
shkallën e 1.5 milion sulmeve kibernetike dhe tentimeve pë nërhyrje në vit gjë
që do të thot se kemi të bëjmë me më se 4000 sulme në ditë apo 170 në orë.
Në po këtë vit vetëm korporata IBM raportoi afro
20.000 sulme ndaj sajë dhe ky fakt prap vërteton se ky krim është aq standard
sa që ndodhë çdo ditë.
Të gjitha këto edhe më tej i lehtëson deepwebi, nëpërmjet
darknetit fillimit të pjesës së tij më të thellë.
Ekzistojnë shërbime të specializuara brenda tij të
cilat veprojnë në mënyrë aq të fshehtë sa që kurr nuk takohen me klientët.
Pagesa kryhet me anë të bitcoin dhe çmimet janë
marramendëse.
Anjë informatë nuk është e sigurt nga korporatat e
tilla të cilat veprojnë në fhehtësi të plotë, shumë e kuptueshme që nëse krimi
kibernetik i kësaj shkalle është tashmë standard ditor botrorë nuk ka më grup të
organizuar kriminal ose grup mafie të
fuqishëm i cili nuk ka kibernist the IT specialist të punësuar.
Nëse është e mundur që para, identitete, informata
dhe pronësi të vidhen e modifikohen, çfarë është e sigurt në këtë shekull ??
Dhe jo vetëm kaq, sulmi i fundit në gjermani nga
gjermano-Iraniani Ali Sonboly i cili morri jetët e 9 personave 4 nga ata nën
moshën 15 vjeç armën e tij e kishte porositur në njërin nga shumë “lokalet” e
darknetit.
Faqet e dukshme në google dhe makina kërkuese të
ngjashme janë më pak se 3%.
Ta mendojë për pak, më pak se 3% janë ato miliarda
faqe në të cilat kemi akses direkt.
Thellësia e internetit është tashmë gati e barabartë
me atë të shpikësve të tij, nejrëzve dhe gjithashtu errësira e kësaj thellësie është
e dukshme çka reflekton ende më tepër natyrën njerëzore.
Shpesh nëse errësira sillet mbi elementin e errët i
verbëron.
Deepwebi çuditërisht nuk ka vetëm shërbime të natyrës
negative brenda vehtes, përmbajtja dhe qëllimi i shumë korporatave që veprojnë
nëpërmes tij janë e kundërta e ligësisë(edhe pse çmimet e tyre mund të na bëjnë
të mendojmë të kundërtën...).
Që nga fillet e njerëzimti ka ekzistuar konkurenca në
mes të farkëtarit të shpatave dhe zejtarit të shpatave që pastaj evoluoi në
konkurencën në mes fabrikës së armëve të zjarrit dhe prodhuesve të jelekut
anti-predhë e deri tek fabrikeusi i aeroplanëve dhe prodhuesi i kundër-ajrorëve.
Për secilin hacker ekzistojnë counter-hacker më të
panjohurit e më të rrezikshmit nga të cilët “jetojnë” pikërisht në darknet, por
mos të harrojmë që shpesh edhe prodhuesi i shpatave dhe zejtari i mburojave
bashkpunonin...
Mos t`i lëmë asgjë rastësisë, se tashmë ajo
s`ekziston më.
Informatat tona janë të vlefshme për të tjerët, dhe
mund të jenë rrezik i madh për ne nëse nuk arrijmë t`i mbrojmë.
Një thënje shekullore shtjellon:” Çka
unë s`di s`do më nxijë”, Dhe kjo po që funksiononte shekuj më parë kur bota
ishte e stërmadhe por sot vlenë:” Çka unë s`di s`do më shkrijë.”.
Të mbrojmë vehten është detyrë e gjithsecilit tashmë
dhe jo nevojë. Jeta në shekullin 21 është tashmë mbijetesë dhe mëshira është e
pakët mos t`ia lejojë vehtes të dëmtohemi apo edhe të bëhemi viktimë për shkak
të saj.
Besimi është i mirë vetëm kur ekziston kontrolli.
Shkruan:
Lorenc Berisha, konsulent privat sigurie.
Subscribe to:
Posts (Atom)































