Sunday, April 2, 2017


Project Balkan Noir 21
Monochrome: Prishtinë, Kosovo 


Së shpejti do të kemi postime me pamje nga ekipi ynë e pjestarët tanë që pasqyrojnë shpirtin e hetuesit në, vendet ku jetojmë.

Soon we will have photo posts of our staff and members dedicated to show the soul of the investigator in the places we live in.

Saturday, February 4, 2017

Vigjilencë: Të fshihemi


Këtë artikull për fillim të vitit po e filloj me mendje tek minutat e parë të tij që sollën telashe, atentate e terrorizëm. Në këtë periudhë të ekzistencës së njerëzimit po thuhet që ne njerëzit jemi më paqësorë se kurdo herë në histori e për këtë çështje them se nëse kështu duket paqja kurr s`dua të shoh se si duket e kundërta e saj...

Në rrugë, turma, objekte, lokale e banesat tona llojit të njeriut analitik që jemi apo pretendojmë të jemi gjithnjë i paraqitet gjithnë diçka e dyshimtë sepse jemi të privuar të mos besojmë pa fakte por e gjithë kjo shpesh mund të na bëjë të dukshëm e të rrezikuar si preja përballë një gjahtari një kilometër larg saj.

Qenjet njerëzore bëjnë gjëra të cilat nuk e dijnë se përse i bëjnë. Shkaktar i tyre është instinkti.

Instinktivisht ulemi, instinktivisht ushqehemi, instinktivisht marrim frymë e ekzistojmë por këto mund të na sjellin shumë rreziqe në aspektet më të thella të ekzistencë e të na shëndërrojnë në një pre konstante, por, si të jemi gjahtari këtu ?

Në mënyrë që të përgjigjemi për këtë duhët të eksplorojë jo vetëm instinktet tona por edhe steriotipet e mentalitetin në rrethin social ku jetojmë e posaçërisht edhe këto instinkte e virtyte qofshin edhe virtyte e “virtyte” brenda neshë në secilën shkallë të thellsisë pra ja ta mendojmë pak: 

Po s`jemi rehat, si mund të dallojmë gjendjen negative të brendshme psiqike nga ajo negative fizike që mund të na kushtoj edhe me jetë ?

Eci apo fluturoj ?


Pavarësisht nëse zgjohemi herët apo vonë, pijmë kafe para nisjes po në pause, jemi puntorë apo dembel fillimi i ditës ka diçka që i bënë me miljarda njerëz çdo ditë kur zgjohen të mos ndjehen rehat dhe as të mos arrijnë të përshkruajnë rrugën që bënë për në destinacionin e tyre. 

Këtë e shkakton mungesa e energjisë që sjellë si pasoj koncentrimin e ulët e pasi që jemi në temën e sigurisë këtu duhet të dijë tashmë që kocnentrimi i ulët sjellë gatishmëri të ulët dhe si pasojë rrezik, rrezik i cili në ditët tona mund të jetë fatalitet.

Mendjen ta mbajmë ku i mbajmë këmbët: NË TOKË

Më dhemb ?





“Mirë deri diku”, përgjigje shumë e shpeshtë, “mirë deri diku” gjithashtu e shpeshtë në pyetjen “Si je ?”, drejtuar shumicës nga ne.

Ku qenka problemi këtu ? Që ndjehemi keq? Që maskohemi? Që pretentojmë ?? Që hiqemi sikur i gjithë planeti na ka borxh ?? Apo që me të vërtetë zymtësia është shëndërruar në stil jete për shumë prej nesh...


Pavarësisht cila është, rëndësi ka vetëm se a e kemi identifikuar arsyen dhe zgjidhjen.
Nëse nuk ia dijmë ilaçin vehtes kush do e dijë pra? 
E edhe kjo ecën me hapa të mendjes gjithnjë duke e mbajtur mendjen në tokë gjatë hapave. 
Formula e këtij reaksioni marrëzie i cili funksionon në të dyja anët:


ARSYE-->PROBLEM--> LËKUNDJE-->ZGJIDHJE





Ta mbrojmë vetvehten


Pasi që arrijë të kontrollojmë vehten duhet të kuptojmë se faktorët e jashtëm nuk qenkan të vetmit që na dëmtojnë.

Duhet ta mbrojmë vehten më së shumti nga vehtja jonë në mënyrë që të mos sharrojmë në humnerën e errësirës që qëndron brenda secilit prej nesh por vetë këtë errësirë ta përdorim në rast nevoje.

Në mënyrë që të bëhemi të padukshëm nuk mjaftojnë veshje, taktika luftarake e metoda mbulimi por duhet të arrijmë ta shohim vehten në realitet, para se të spikatemi nga elementi kundërshtar se kush jemi nën maskë.

Hetuesi dhe krimineli “i tij” mbajnë verzione të ndryshme të së njejtës maskë.- Jane Roberts


Shkruan: Lorenc Berisha, konsulent privat sigurie

Thursday, November 24, 2016

Detaj: Vrasje apo vetvrasje?



Vdekjet e shkaktuara nga shkaqet e jashtme janë ndoshta krimet më makabre e të dhimbshme për opinionin publik që ekzistojnë, e ndoshta madje edhe më të vjetrat që lënë pas vehtes një sens instabiliteti vërtetë marramendësisht të thellë.

Për atë që e ka vrarë mund të jetë gëzim apo hidhërim e pse jo edhe që të dyja këto?..

Nëse e vrau vehten a thua çfarë ka ndjerë ? Apo çfarë s`ka ndjerë??.

Ata që e humbën përse reagojnë ashtu si reagojnë?

Gjasë ka edhe që e kanë vetvrarë e hetimi i gjithë kësaj së bashku me shpresat dhe fyerjet e këtyre të përmendurve më lartë hidhen mbi atë që e heton gjithë këtë katrahurë, e hetimi i kësaj është vet vija e kaltër e tmerrësisht e hollë në të cilën zhvillohet jeta e hetuesve që duket kaq e qetë e enigmatike nga larg por s`është asgjë tjetër përveç se ngulfatëse për të gjithë ata e ato që jetojnë secilën ditë të jetës brenda saj.  

Në aspektin hetimor dhe kriminalistik çdo gjë kërkon si gjellë kryesuese shkencë të pjekur me një sos përvoje mbi të në mënyrë që shija t`i kënaqë të gjithë prezent në këtë darkë makabre, përpos vet atyre që dërguan ftesat.

Të përmendim ca gjëra lidhur me vetvrasjen që janë standard i të gjitha vetvrasjeve e që i bënë të duken sikur i njejti vrasës i ka kryer që të gjitha ndër shekuj kurdo që ndodhën:

Me armë zjarri.




1. Plagët e vrimave të hyrjes dhe daljes janë zakonisht e gati gjithnjë në anët e kokës, brenda gojës hyrësja dhe në pjesën e pasme të kokës dalësja apo qendën e gjoksit dhe janë të vetme. Në rastet me më shumë plagë e sidomos me lokacione të tjera s`është vetvrasje.

2. Vetvrasjet e tilla janë gjithmonë me qitje me puthitje apo gati me puthitje ku vërehet qartë brazda e djegies rreth vrimës së hyrjes së bashku me shkyerjet e djegies në formë ylli.

3. Fakt interesant është se zakonisht këndi i hyrjes së predhës është pakëz lartë e kjo ka të bëjë me anatominë njerëzore.

4. Përzierja e karbonit me parafinë nga baroti gjithmonë gjendet në duar pas qitjes(apo dorën nëse u qëllua vetëm me njërën) e tek vetvrasjet mbetet edhe një shtresë nga këto të fundit rreth qafë, shpinës e fytyrës së viktimës.

5. Gjë aq e rrallë saqë shpesh përjashtohet plotësisht është qitja nëpërmejt rrobave. Nga të gjitha vetvrasjet  e ndodhura ndër shekuj as gjysmë % nuk janë kryer nëpërmjet rrobave, p.sh. kmishës apo bluzës sepse viktima do e tërheq lartë zakonisht në mënyrë që të ekspozohet lëkura.

 Me therrje.



1. Arma zakonisht mbetet në trupin apo/edhe dorën e viktimës.

2. Nuk mund të ketë më shumë se një (1) therrje përpos në rastet kur viktima është e pasigurt, dhe këto therrje janë të rralla e tejet tejet të cekëta dhe shpesh shkaktojnë frikë nga vdekja e e parandalojnë vetvrasjen.

Disa karakteristika:

Tek vdekjet e dhunshme prezenca e grithave, prerjeve mbrojtëse(p.sh. në duar) është indikacion se kemi të bëjmë me vrasje.

Letrat e lamtumirës nëse vërtetohen se janë nga viktima, kemi zakonisht të bëjmë me vetvrasje.
Tek varjet kemi gjithnjë vdekje nga asfiksia përpos tek rënja me konop të lidhur në qafë nga më lartë se 1.80M siç është rasti me ekzekucionet me varje.

Pjesë e rrugës operative është hetimi mbi gjendjen sociale të personit. Problemet shoqërore, përdorimi i drogave dh alkoolit si mjet për largimin e depresionit së bashku me probleme të sigurisë personale janë shpesh indikacion dhe arsye për vetvrasjen, pra kru kemi të bëjmë me një person pa telashe të mëdha dhe me një të ardhme pozitive e gjendet i vdekur nga dhuna zakonisht kemi të bëjmë me vrasje.

Njëra nga pikat kyçe të jetës në vijën e hollë të kaltër është njëri nga urdhërat e etikës kriminalistike i cili është:

Mbylli veshët e hapi sytë!


Objektiviteti i plotë dhe paanshmëria e plotë së bashku me përqindjen e barabartë me zero të gjykimit e sidomos paragjykimit, të plotë për çdo person e grupim shoqërorë paraqet mënyrën e vetme për gjetjen e së vërtetës dhe ruajtjen e saj.

Shkruan: Lorenc Berisha, konsulent privat sigurie.

Wednesday, October 19, 2016

E ardhmja ~ E sotmja



Në këtë gjeneratë të njerëzimit gjërat nuk po ecin siç ishte menduar nga studiuesit e filozofët me idetë e tyre utopike. Sensi i ftohtësisë dhe nihilizmit sot dëshmon që kemi arritur në pozitën e së ardhmes "distopike" të filmave të vjetër ku gjithnjë bota portretizohej si plotësisht e kibernizuar dhe me teknologjinë si sundues toksorë kryesorë. Nuk është kështu! Themi gjithnjë, por ama vetëm kur i ikim realiteti apo jo?...

Tani do hyjmë pakëz në oqeanin e sigurisë e hetimit ku kohëve të fundit po investohen me miljarda e përtej për zhvillime në të njejtën kohë që në shumë shkolla mungon çdo kusht bazik apo edhe shtëpi ku ka humbur çdo vlerë e të jetuarit siç njihej dikur si vlerë.

Sot ka shpikje të cilat hiç më shumë se 20 vite më parë tingëllonin si broçkulla fantastike e pseudo shkencore por tani janë realitet, dhe atë i plotë madje si p.sh...

Roboti modern luftarak


Al-Robot, prodhim Irakian..

Ishte ëndërr e shumë zbuluesve ndër shekuj duk filluar nga Leonardo da Vinci me idenë e tij të tankut autonom. 

Është viti 2016 tani. 497 vite pas vdekjes së këtij "maestros". e duke u bazuar në koneptin e tij "Thjeshtësia është forma më e lartë e perfeksionit" roboti luftarak tani është pjesë përbërëse e forcave të sigurisë në botë. 

Mirë, shpesh kemi parë robotë spiun me kamera dhe robot të njësive të deminimit edhe në republikën e Kosovës madje, por roli i plotë luftarak i një roboti u rrënjësua me futjen në sistemin e gradimit të forcave të federatës Ruse roboti luftarak gjë që do të thotë se ai ka gradë ushtarake si edhe "kolegët e tij" njerëz.


Dikurë vetëm fantazi e tani në shërbim...


I pajisur me sistem të intelegjencës artificiale kjo pajisje misionin e parë e nisi në luftën e tanishme të Sirisë. Edhe shteti i Irakut ka lansuar njesinë e parë luftarake me robot të titulluar në mënyrë komike "Al-Robot" në po këtë luftë.

Sistemi i hackingut i blerë drejt për së drejti !


Dikurë vetë ideja e hackingut të arritshëm për një njeri të thejshtë s`mund të imagjinohej por tani një gjë aq e përditshme si një telefon mobil që e posedojnë të gjithë mund të shëndërrohet në kërcënim për të gjithë sistemi ne sigurisë.

I bazuar në smartphonin Nexus 5 të prodheusit LG, ky telefon në vehte ka së paku 20 të ashtuquajtura hacking-tools të cilat dikur duhej të kodoheshin që nga fillimi nga vet përdoruesi.

Në forma të ndryshme telefonë si ky janë arma standarde e shërbimeve moderne sekrete dhe entiteteve të fshehta të sigurisë.

Droni, model xhepi


Eksiztojnë tani edhe këta djaj të vegjël në mënyrë që të na lehtsojnë aktivitetin rekreacional më të dashur: Hetimi mbi punët e të tjerëve që s`na duhen gjë. Shumë entitete shtetërore dhe private janë duke i testuar tani dhe ky në foto nuk është më i vogli nga kjo seri.

Pas pak vitesh, kujdes mizat e mushkonjat...

Paraja kibernetike


Në disa artikuj të mëhershëm kemi përmendur se bitcoini paraje e deepwebit e darknetit ka marrë hov tejet të madh, por sa të madh?

Para të ngjashme siç janë eurocoin dhe onecoin edhe pse jo aq të fuqishme sa Bitcoini janë tani në përdorim edhe në vende afër nesh si Shqipëri e Serbi në disa pjesë të jetës financiare. 

Po duket sikur ky lloj i parasë do të jetë standard pasi që edhe valutat "fizike" që kemi tani në përdorim sapo futen në bankë hyjnë në procesin e kibernizimit duke bërë që shumica e parave në botë të jenë kibernetike që disa vite tani, mbi 90% e tyre...

Me rrezikun e luftës së rëndë bërthamore ku s`do ketë më vlerë këmbësoria e thjeshtë e as shumica e gjërave të tjera njerëzit e mbijetuar sigurisht që do vuanin nga dëmtime serioze dhe pejsë trupi që do duhej t`i zëvendësonin me proteza gjithashtu kibernetike e ky lloj i njeriut ekziston tashmë ai quhet:

Cyborg


Humbja e gjymtyrëve nuk është një gjë e re por fatmirësisht as zëvendësimi i tyre nuk është diçka e re.

Janë në testim e sipër pjesë trupi të cilat me ushtrim mund të sjellin gati plotsisht përdorueshmërinë e tyre dhe kështu lehtësimin e jetës së përdoruesve të tyre por këtu fillon e reja...

Sëmundje si verbëria e shurdhëria janë shëruar me gjymtyrë kibernetike gjithashtu e çrregullime si daltonizmi gjithashtu.

Implantet kibernetike kanë arritur në shkallë shumë të lartë e tani ka edhe sisteme sigurie shtëpiake të cilat mund të implantohen në trupin e pronarit.

Bitcoini këtu hyn për fakt in se këto gjëra kushtojë shumë.
Një implant koklear i cili rikthen dëgjimin zakonisht kushton mbi 100.000 euro pa e përfshirë operacionin që nevojitet për ta lidhur me trupin e njeriut.

Eksoskeleti është skeleti i jashtëm që kanë insektet dhe prodhohet tani edhe për njerëz. 
Ky "eksplant" po përdoret tani në industri dhe ushtri për të shumëfishuar forcën fizike të përdoruesit.

Ndoshta tani po punohet që edhe forca psiqike e njeriut të shumëfishohet apo ku i dihet ndoshta kjo ka ndodhur tashmë.

Bota po ecën me hapa shumë të shpejtë drejt një të ardhme të papërllogaritshme. 

Të mos humbin kohë duke kërkuar koka turku e ta mbulojmë vehtën me keqardhje për dobësinë që kemi brenda, por të të kërkojmë fuqinë brenda nesh që të mund të jemi pjesë e gjithë kësaj, e jo të përmendemi në librat e historisë si "të shtypurit e dobët" siç jemi përmendur gjithnjë. 

Me ngirjen e teknologjisë ekziston mundësia që përparimi të jetë vetëm disa kilobyte larg.

Zgjimi dhe pranimi i realitetit janë të vetmet mundësi përparimi e madje mbijetese që kemi....


Shkruan: Lorenc Berisha, konsulent privat sigurie


Wednesday, September 28, 2016

Vigjilencë: I huaji



Në kohën tonë gjithçka që bëhet, shkon online. Blerje, shitje, transaksione, takime pune e madje edhe lidhje dashurie e seksuale shpesh, aq shpesh sa që është tashmë standard fillojnë në rrjet.
Gjëja e bukur është qetësia dhe koha që kemi të lirë për t`u menduar gjersa personi tjetër nuk është pranë nesh por larg para një ekrani tjetër, por shumë nga ne që janë “njerëz” të natës duhet të mësohemi me faktin se ndoshta personi atje na sjellë rrezik, e s`duhet vetëm ne ta dijmë këtë por çdokush.
Shumë personave ju ka kushtuar shumë fakti që kanë dalur për kafe me një person të cilin nuk e njihnin. Pasuri miliardëshe, lidhje e familje janë shkatërruar nga kjo e këto janë pyetjet që duhet t`ia shtrojmë vehtes në mënyrë që të mbrohemi.

1. A ekziston ai person ?




Add, follow e tweet janë tashmë pjesë e gjuhës së përditshme e llogaritë fallco gjithashtu janë pjesë e gjuhës së përditshme. Nëse një mashkull s`ka foto të fytyrës apo ka shumë foto që detyrimisht s`janë të tij, e shumë femra që i bëjnë like në postime e foto apo anasjelltas nëse këto attribute i ka një femër, zakonisht është account fallco apo account reklamues i përdorur për të marrë informata nga ne!

2. Mos e njohim diku..?



Shpesh e kaluara jonë si njerëz është plot me telashe, kujtime të liga e tmerr, por shpesh edhe me gjëra që i kemi lënë pas e njerëz që dëshiqojmë t`i lëmë tek ato gjëra. Ndoshta ka ndryshura pamje me operacione? Spekulim hesapi, ja një version më i pranueshëm: Me moshë ndryshojmë, gjë që na ndodhë të gjithëve ! Ndodhë edhe që dikush tjetër e ka drejtuar tek ne për qëllime fitimprurëse, fitimprurëse për të gjithë përveç nesh.

3. A është vetëm?



Mos ka kontakt të syve me dike tjetër brenda lokalitetit ku jemi? A po qëndron shumë në telefon duke shkruar, ku duhet të theksoj se tashmë qëndrimi në telefon është shëndërruar në aktivitet standard për shumicën e popullatës dhe me “shumë” dua të them, vërtetë shumë sidomos nëse është në stress.

4. Ku e ka marrë numrin ?




Nëse kemi thirrje nga numra të panjohur(sidomos nëse flasin broçkulla) duhet të shtojmë vigjilencën dhe gjendjen e alarmit duke mos u vërejtur e duke mos u parë si të dyshimt. Më e mirë do ishte të mos takoheshim me të asnjëherë, por nëse është e domosdoshme të paktën të jemi të përgatitur për çdo gjë.

5. Mos ka dëm nga `ta pa e ditur ne fare ?



Nuk është vrasës e spiun i paguar secili njeri që e takojmë, por mund të ketë rrezik nga të tjerë që e njohin atë e fatkeqsisht na njohin edhe ne, prandaj mund të përdoret lokacioni i tyre pa dijen e tyre.
Nëse ka rrezik personal për ne apo për ata afeër nesh fizikisht atë moment, ta kuptojmë një gjë e kurr most a harrojmë: Ekziston vepra penale me mosveprim, nëse jemi në gjendje të mbrohemi e nuk e bëjmë është vepër penale. Ky është aspekt ligjor të cilin duhet të dijmë se sit a përdorim në mënyrë që të mos biem pre e elementeve negative.
Frika është gjë që na kontrollon e na stimulon thejshtë na bënë të humbin kontrollin. Frika le të qëndrojë në shtëpi pra gjithnjë me vehte thënjen e popullit: “ Me mendë sheh njeriu” .


Shkruan: Lorenc Berisha, konsulent privat sigurie