Saturday, February 4, 2017

Vigjilencë: Të fshihemi


Këtë artikull për fillim të vitit po e filloj me mendje tek minutat e parë të tij që sollën telashe, atentate e terrorizëm. Në këtë periudhë të ekzistencës së njerëzimit po thuhet që ne njerëzit jemi më paqësorë se kurdo herë në histori e për këtë çështje them se nëse kështu duket paqja kurr s`dua të shoh se si duket e kundërta e saj...

Në rrugë, turma, objekte, lokale e banesat tona llojit të njeriut analitik që jemi apo pretendojmë të jemi gjithnjë i paraqitet gjithnë diçka e dyshimtë sepse jemi të privuar të mos besojmë pa fakte por e gjithë kjo shpesh mund të na bëjë të dukshëm e të rrezikuar si preja përballë një gjahtari një kilometër larg saj.

Qenjet njerëzore bëjnë gjëra të cilat nuk e dijnë se përse i bëjnë. Shkaktar i tyre është instinkti.

Instinktivisht ulemi, instinktivisht ushqehemi, instinktivisht marrim frymë e ekzistojmë por këto mund të na sjellin shumë rreziqe në aspektet më të thella të ekzistencë e të na shëndërrojnë në një pre konstante, por, si të jemi gjahtari këtu ?

Në mënyrë që të përgjigjemi për këtë duhët të eksplorojë jo vetëm instinktet tona por edhe steriotipet e mentalitetin në rrethin social ku jetojmë e posaçërisht edhe këto instinkte e virtyte qofshin edhe virtyte e “virtyte” brenda neshë në secilën shkallë të thellsisë pra ja ta mendojmë pak: 

Po s`jemi rehat, si mund të dallojmë gjendjen negative të brendshme psiqike nga ajo negative fizike që mund të na kushtoj edhe me jetë ?

Eci apo fluturoj ?


Pavarësisht nëse zgjohemi herët apo vonë, pijmë kafe para nisjes po në pause, jemi puntorë apo dembel fillimi i ditës ka diçka që i bënë me miljarda njerëz çdo ditë kur zgjohen të mos ndjehen rehat dhe as të mos arrijnë të përshkruajnë rrugën që bënë për në destinacionin e tyre. 

Këtë e shkakton mungesa e energjisë që sjellë si pasoj koncentrimin e ulët e pasi që jemi në temën e sigurisë këtu duhet të dijë tashmë që kocnentrimi i ulët sjellë gatishmëri të ulët dhe si pasojë rrezik, rrezik i cili në ditët tona mund të jetë fatalitet.

Mendjen ta mbajmë ku i mbajmë këmbët: NË TOKË

Më dhemb ?





“Mirë deri diku”, përgjigje shumë e shpeshtë, “mirë deri diku” gjithashtu e shpeshtë në pyetjen “Si je ?”, drejtuar shumicës nga ne.

Ku qenka problemi këtu ? Që ndjehemi keq? Që maskohemi? Që pretentojmë ?? Që hiqemi sikur i gjithë planeti na ka borxh ?? Apo që me të vërtetë zymtësia është shëndërruar në stil jete për shumë prej nesh...


Pavarësisht cila është, rëndësi ka vetëm se a e kemi identifikuar arsyen dhe zgjidhjen.
Nëse nuk ia dijmë ilaçin vehtes kush do e dijë pra? 
E edhe kjo ecën me hapa të mendjes gjithnjë duke e mbajtur mendjen në tokë gjatë hapave. 
Formula e këtij reaksioni marrëzie i cili funksionon në të dyja anët:


ARSYE-->PROBLEM--> LËKUNDJE-->ZGJIDHJE





Ta mbrojmë vetvehten


Pasi që arrijë të kontrollojmë vehten duhet të kuptojmë se faktorët e jashtëm nuk qenkan të vetmit që na dëmtojnë.

Duhet ta mbrojmë vehten më së shumti nga vehtja jonë në mënyrë që të mos sharrojmë në humnerën e errësirës që qëndron brenda secilit prej nesh por vetë këtë errësirë ta përdorim në rast nevoje.

Në mënyrë që të bëhemi të padukshëm nuk mjaftojnë veshje, taktika luftarake e metoda mbulimi por duhet të arrijmë ta shohim vehten në realitet, para se të spikatemi nga elementi kundërshtar se kush jemi nën maskë.

Hetuesi dhe krimineli “i tij” mbajnë verzione të ndryshme të së njejtës maskë.- Jane Roberts


Shkruan: Lorenc Berisha, konsulent privat sigurie