E ardhmja ~ E sotmja
Në këtë gjeneratë të njerëzimit gjërat nuk po ecin siç ishte menduar nga studiuesit e filozofët me idetë e tyre utopike. Sensi i ftohtësisë dhe nihilizmit sot dëshmon që kemi arritur në pozitën e së ardhmes "distopike" të filmave të vjetër ku gjithnjë bota portretizohej si plotësisht e kibernizuar dhe me teknologjinë si sundues toksorë kryesorë. Nuk është kështu! Themi gjithnjë, por ama vetëm kur i ikim realiteti apo jo?...
Tani do hyjmë pakëz në oqeanin e sigurisë e hetimit ku kohëve të fundit po investohen me miljarda e përtej për zhvillime në të njejtën kohë që në shumë shkolla mungon çdo kusht bazik apo edhe shtëpi ku ka humbur çdo vlerë e të jetuarit siç njihej dikur si vlerë.
Sot ka shpikje të cilat hiç më shumë se 20 vite më parë tingëllonin si broçkulla fantastike e pseudo shkencore por tani janë realitet, dhe atë i plotë madje si p.sh...
Roboti modern luftarak
Al-Robot, prodhim Irakian..
Ishte ëndërr e shumë zbuluesve ndër shekuj duk filluar nga Leonardo da Vinci me idenë e tij të tankut autonom.
Është viti 2016 tani. 497 vite pas vdekjes së këtij "maestros". e duke u bazuar në koneptin e tij "Thjeshtësia është forma më e lartë e perfeksionit" roboti luftarak tani është pjesë përbërëse e forcave të sigurisë në botë.
Mirë, shpesh kemi parë robotë spiun me kamera dhe robot të njësive të deminimit edhe në republikën e Kosovës madje, por roli i plotë luftarak i një roboti u rrënjësua me futjen në sistemin e gradimit të forcave të federatës Ruse roboti luftarak gjë që do të thotë se ai ka gradë ushtarake si edhe "kolegët e tij" njerëz.
Dikurë vetëm fantazi e tani në shërbim...
I pajisur me sistem të intelegjencës artificiale kjo pajisje misionin e parë e nisi në luftën e tanishme të Sirisë. Edhe shteti i Irakut ka lansuar njesinë e parë luftarake me robot të titulluar në mënyrë komike "Al-Robot" në po këtë luftë.
Sistemi i hackingut i blerë drejt për së drejti !
Dikurë vetë ideja e hackingut të arritshëm për një njeri të thejshtë s`mund të imagjinohej por tani një gjë aq e përditshme si një telefon mobil që e posedojnë të gjithë mund të shëndërrohet në kërcënim për të gjithë sistemi ne sigurisë.
I bazuar në smartphonin Nexus 5 të prodheusit LG, ky telefon në vehte ka së paku 20 të ashtuquajtura hacking-tools të cilat dikur duhej të kodoheshin që nga fillimi nga vet përdoruesi.
Në forma të ndryshme telefonë si ky janë arma standarde e shërbimeve moderne sekrete dhe entiteteve të fshehta të sigurisë.
Droni, model xhepi
Eksiztojnë tani edhe këta djaj të vegjël në mënyrë që të na lehtsojnë aktivitetin rekreacional më të dashur: Hetimi mbi punët e të tjerëve që s`na duhen gjë. Shumë entitete shtetërore dhe private janë duke i testuar tani dhe ky në foto nuk është më i vogli nga kjo seri.
Pas pak vitesh, kujdes mizat e mushkonjat...
Paraja kibernetike
Në disa artikuj të mëhershëm kemi përmendur se bitcoini paraje e deepwebit e darknetit ka marrë hov tejet të madh, por sa të madh?
Para të ngjashme siç janë eurocoin dhe onecoin edhe pse jo aq të fuqishme sa Bitcoini janë tani në përdorim edhe në vende afër nesh si Shqipëri e Serbi në disa pjesë të jetës financiare.
Po duket sikur ky lloj i parasë do të jetë standard pasi që edhe valutat "fizike" që kemi tani në përdorim sapo futen në bankë hyjnë në procesin e kibernizimit duke bërë që shumica e parave në botë të jenë kibernetike që disa vite tani, mbi 90% e tyre...
Me rrezikun e luftës së rëndë bërthamore ku s`do ketë më vlerë këmbësoria e thjeshtë e as shumica e gjërave të tjera njerëzit e mbijetuar sigurisht që do vuanin nga dëmtime serioze dhe pejsë trupi që do duhej t`i zëvendësonin me proteza gjithashtu kibernetike e ky lloj i njeriut ekziston tashmë ai quhet:
Cyborg
Humbja e gjymtyrëve nuk është një gjë e re por fatmirësisht as zëvendësimi i tyre nuk është diçka e re.
Janë në testim e sipër pjesë trupi të cilat me ushtrim mund të sjellin gati plotsisht përdorueshmërinë e tyre dhe kështu lehtësimin e jetës së përdoruesve të tyre por këtu fillon e reja...
Sëmundje si verbëria e shurdhëria janë shëruar me gjymtyrë kibernetike gjithashtu e çrregullime si daltonizmi gjithashtu.
Implantet kibernetike kanë arritur në shkallë shumë të lartë e tani ka edhe sisteme sigurie shtëpiake të cilat mund të implantohen në trupin e pronarit.
Bitcoini këtu hyn për fakt in se këto gjëra kushtojë shumë.
Një implant koklear i cili rikthen dëgjimin zakonisht kushton mbi 100.000 euro pa e përfshirë operacionin që nevojitet për ta lidhur me trupin e njeriut.
Eksoskeleti është skeleti i jashtëm që kanë insektet dhe prodhohet tani edhe për njerëz.
Ky "eksplant" po përdoret tani në industri dhe ushtri për të shumëfishuar forcën fizike të përdoruesit.
Ndoshta tani po punohet që edhe forca psiqike e njeriut të shumëfishohet apo ku i dihet ndoshta kjo ka ndodhur tashmë.
Bota po ecën me hapa shumë të shpejtë drejt një të ardhme të papërllogaritshme.
Të mos humbin kohë duke kërkuar koka turku e ta mbulojmë vehtën me keqardhje për dobësinë që kemi brenda, por të të kërkojmë fuqinë brenda nesh që të mund të jemi pjesë e gjithë kësaj, e jo të përmendemi në librat e historisë si "të shtypurit e dobët" siç jemi përmendur gjithnjë.
Me ngirjen e teknologjisë ekziston mundësia që përparimi të jetë vetëm disa kilobyte larg.
Zgjimi dhe pranimi i realitetit janë të vetmet mundësi përparimi e madje mbijetese që kemi....
Shkruan: Lorenc Berisha, konsulent privat sigurie