Wednesday, September 28, 2016

Vigjilencë: I huaji



Në kohën tonë gjithçka që bëhet, shkon online. Blerje, shitje, transaksione, takime pune e madje edhe lidhje dashurie e seksuale shpesh, aq shpesh sa që është tashmë standard fillojnë në rrjet.
Gjëja e bukur është qetësia dhe koha që kemi të lirë për t`u menduar gjersa personi tjetër nuk është pranë nesh por larg para një ekrani tjetër, por shumë nga ne që janë “njerëz” të natës duhet të mësohemi me faktin se ndoshta personi atje na sjellë rrezik, e s`duhet vetëm ne ta dijmë këtë por çdokush.
Shumë personave ju ka kushtuar shumë fakti që kanë dalur për kafe me një person të cilin nuk e njihnin. Pasuri miliardëshe, lidhje e familje janë shkatërruar nga kjo e këto janë pyetjet që duhet t`ia shtrojmë vehtes në mënyrë që të mbrohemi.

1. A ekziston ai person ?




Add, follow e tweet janë tashmë pjesë e gjuhës së përditshme e llogaritë fallco gjithashtu janë pjesë e gjuhës së përditshme. Nëse një mashkull s`ka foto të fytyrës apo ka shumë foto që detyrimisht s`janë të tij, e shumë femra që i bëjnë like në postime e foto apo anasjelltas nëse këto attribute i ka një femër, zakonisht është account fallco apo account reklamues i përdorur për të marrë informata nga ne!

2. Mos e njohim diku..?



Shpesh e kaluara jonë si njerëz është plot me telashe, kujtime të liga e tmerr, por shpesh edhe me gjëra që i kemi lënë pas e njerëz që dëshiqojmë t`i lëmë tek ato gjëra. Ndoshta ka ndryshura pamje me operacione? Spekulim hesapi, ja një version më i pranueshëm: Me moshë ndryshojmë, gjë që na ndodhë të gjithëve ! Ndodhë edhe që dikush tjetër e ka drejtuar tek ne për qëllime fitimprurëse, fitimprurëse për të gjithë përveç nesh.

3. A është vetëm?



Mos ka kontakt të syve me dike tjetër brenda lokalitetit ku jemi? A po qëndron shumë në telefon duke shkruar, ku duhet të theksoj se tashmë qëndrimi në telefon është shëndërruar në aktivitet standard për shumicën e popullatës dhe me “shumë” dua të them, vërtetë shumë sidomos nëse është në stress.

4. Ku e ka marrë numrin ?




Nëse kemi thirrje nga numra të panjohur(sidomos nëse flasin broçkulla) duhet të shtojmë vigjilencën dhe gjendjen e alarmit duke mos u vërejtur e duke mos u parë si të dyshimt. Më e mirë do ishte të mos takoheshim me të asnjëherë, por nëse është e domosdoshme të paktën të jemi të përgatitur për çdo gjë.

5. Mos ka dëm nga `ta pa e ditur ne fare ?



Nuk është vrasës e spiun i paguar secili njeri që e takojmë, por mund të ketë rrezik nga të tjerë që e njohin atë e fatkeqsisht na njohin edhe ne, prandaj mund të përdoret lokacioni i tyre pa dijen e tyre.
Nëse ka rrezik personal për ne apo për ata afeër nesh fizikisht atë moment, ta kuptojmë një gjë e kurr most a harrojmë: Ekziston vepra penale me mosveprim, nëse jemi në gjendje të mbrohemi e nuk e bëjmë është vepër penale. Ky është aspekt ligjor të cilin duhet të dijmë se sit a përdorim në mënyrë që të mos biem pre e elementeve negative.
Frika është gjë që na kontrollon e na stimulon thejshtë na bënë të humbin kontrollin. Frika le të qëndrojë në shtëpi pra gjithnjë me vehte thënjen e popullit: “ Me mendë sheh njeriu” .


Shkruan: Lorenc Berisha, konsulent privat sigurie